Media flet, maxhoranca e re nuk e pranon, por Berishës po i stolisin zyrën në ndërtesën e SHQUP-it

Postuar në 22 Gusht, 2013 02:42

z. Berisha na ka furnizuar non-stop gjatë qeverisjes së vet me teorinë e “faktit të kryer”, duke anashkaluar opinionin publik dhe institucionet. E fundit që po bën është marrja e SHQUP-it, (që sipas analistëve është një kauzë për të shkaktuar trazira më vonë). Ndërsa opinioni publik vazhdon të debatojë çështjen e SHQUP-it e maxhoranca e re nuk e pranon, burime mediatike thonë se zhvendosja realisht po ndodh. Dje, dhe sot.

Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë shqiptare ka nisur dje zbrazjen për t’ia liruar PD, njofton Shqiptarja.com. Mjete të rënda transportuese ushtarake kanë filluar të zhvendosin objektet ushtarake që kanë qënë brenda këtyre ambienteve. Ndërsa kanë qënë në momentin e fillimit dhe vijimit të zhvendosjes së objekteve ushtarake, përpos policisë dhe ushtarakëve edhe eksponentë të PD, të cilët kanë mbikqyrur gjatë tërë kohës lëvizjen e materialeve të SHQUP. Burimet brenda PD saktësojnë se ka filluar projekti për sistemin e zyrtarëve të kësaj partie. I vetmi që ka zgjedhur deri tani se ku e do zyrën është anëtari i thjeshtë i PD-së, S. Berisha.

Trualli për ndërtim aty vlerësohet rreth 20 milionë euro.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Anëtari i thjeshtë i PD-së, S. Berisha duhet ta ketë zyrën tek 313.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.