Shënim: A do t’i shembë ‘Sarajet’ Mirela Kumbaro?

Deputetë të PS-së dhe disa zëra në media kanë folur këto ditë rreth interesave personale të familjes presidenciale për zhvendosjen e PD-së nga selia e saj aktuale. Sipas tyre, vjehrri apo vjehrra e Presidentit Nishani janë bashkëpronarë të truallit mbi të cilin ngrihet lokali ‘Sarajet’ dhe një pjesë e godinës së selisë aktuale të PD-së. Dhe me largimin e PD-së nga selia, sipas tyre, hapet rruga që në këtë truall të ngrihet një qiellgërvishtës i ngjashëm me ata që janë aty rrotull.
Por ky skenar ka një kleçkë. Që të ndërtohet qiellgërvishtësi, duhet të shembet ndërtesa e lokalit ‘Sarajet’. Por kjo ndërtesë është monument kulture i kategorisë së parë (në të gjithë Tiranën, është e vetmja vilë me arkitekturë osmane e restauruar). Dhe si e tillë, që të prishet, duhet marrë firma e Ministres së Kulturës së ardhshme, Mirela Kumbaro, ose e një vartësi të saj. Dhe a do t’ia bëjë ajo këtë nder familjes presidenciale, në mënyrë që të ngrihet një qiellgërvishtës në atë truall?...
E.Zaloshnja
Comments
Ne nje vend te babeziturish e
<p>Ne nje vend te babeziturish e te pakultivuarish si Shqiperia (ku te tilla jane elitat, vete elitat!) trashegimia kulturore do vdese! Kjo pune u pa qe me Planin e Lul Bashes per Tiranen, ku duke u hedhur nje cope truall te gjitheve, nje cope mundesia per zgjerim, ka blere rezistencen popullore, ka blere rezistencen e elitave politike, financiare e, madje, edhe atyre kulturore.</p><p>Mirela nuk ka cfare i ben kesaj pune fare, se ketu luhen interesa te medha financiare ku jane perlyer te dy palet e spektrit politik. Shpresoj, per Mirelen, qe te pakten te shpetoje reputacionin e saj. </p>
Add new comment