Spiuni i Wikileaks, Bradley Manning i kërkon Obamës që ta falë dhe... vendos të bëhet femër me emrin Chelsea!

“Spiuni” i Asanzhit, Bradley Manning, është dënuar dje me 35 vjet burg. Në një letër të shkruar sot i ka kërkuar Obamës që ta falë. "Kam thyer ligjin për dashurinë e vendit tim dhe ndjenjën e detyrës ndaj të tjerëve dhe në qoftë se ju e refuzoni kërkesën time për mëshirë, do ta kryej dënimin, duke e ditur se ndonjëherë duhet të paguash një çmim të lartë për të jetuar në një shoqëri të lirë"
Por, gjëja që ka kuriozuar publikun është kërkesa që ai i ka bërë ndjekësve që ta thërrasin me emrin Chelsea, sepse ai ka ndërmend t’i nënshtrohet një terapie hormonale për të ndërruar gjini.
Në një letër të dërguar prej ushtarit në programin Today të rrjetit NBC, shkruhet: "Unë jam Chelsea Manning. Unë jam një grua. Për mënyrën se si ndihem, dhe u ndjeva që fëmijë, unë dua të filloj sa më shpejt një terapi hormonesh." Suipas La Stampa ai u ka kërkuar ndjekësve ta thërrasin me emrin e ri femëror. Gazeta bën të ditur se avokattë mbrojtës patën përdorur turbullirën mendore të tij mbi gjininë për ta shpëtuar nga dënimi.
k.c.
Add new comment