Arkiv-Lajme

Sipas censusit grek, në Greqi jetojnë 373 mijë shqiptarë; janë më shumë se gjysma e shtetasve të huaj

Postuar në 24 Gusht, 2013 12:28

Të dhëna interesante kanë dalë nga censusi i vendit fqinj, Greqisë, i cili është realizuar në vitin 2011. Sipas rezultateve të publikuara sot nga Instituti i Statistikave, shqiptarët përbejnë më shumë se gjysmën e shtetasve të huaj që jetojnë në Greqi. Sipas këtyre të dhënave, në total shtetasit e huaj përllogariten në 707 mijë, nga të cilët, shqiptarët përbëjnë 52.7 për qind të tyre. Çka do të thotë se numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj është 373 mijë persona. Pas shqiptarëve, vijnë bullgarët, rumunët e pakistanezët.

E djathja ka prekur fundin, thotë Dash Shehi. Dhe shton: “Duhen ide dhe personazhe të reja”

Postuar në 24 Gusht, 2013 11:22

Dashamir Shehi i sugjeron Partisë Demokratike që të bëjë një opozitë të fortë dhe konstruktive, duke i përqëndruar të gjitha energjitë e saj tek reformat kushtetuese. Kreu i LZHK-së, i cili do të jetë deputet në legjislaturën e re, pikërisht nga listat e PD-së, thotë se ndërhyrjet në ligjin e zgjedhjeve dhe në ndarjen administrative të vendit janë të domosdoshme. “Çështjet kushtetuese, të administrimit të shtetit, ato elektorale dhe të administrimit të territorit të Shqipërisë duhet duhet të jenë flamujt e opozitës së re.

Artan Hoxha replikon me deputetin socialist: “Braçe, pusho! Bëj siç të këshilloi Arvizu”

Postuar në 24 Gusht, 2013 09:50

Pas reagimit të deputetit Erjon Braçe për një shkrim të analistit Artan Hoxha [pa ia përmendur emrin], të cilin e quante “lapërdhar”, ky i fundi i është përgjigjur socialistit për akuzat në një artikull të ri. “Mesa duket Braçe e ka marrë si personale termin ‘lapangjoz’ të përdorur nga unë në atë shkrim, e ka ndjerë thellë, dhe nuk i mbajtën nervat e reagoi në përmbajtje, në stil e në atë mënyrë që veçse e ndihmon vërtetimin e tezes sime të trajtuar në shkrimin në fjalë”, shkruan Hoxha.

Xhufi: Janullatosi po sillet si kryqtar i shekullit të XII. Që nga 1992-shi i janë nënshtruar të gjitha qeveritë shqiptare

Postuar në 24 Gusht, 2013 08:27

Duke prekur ngjarjet e Përmetit, por edhe të gjitha reagimet që kanë ardhur për këtë, historiani Pëllumb Xhufi shprehet se prapa tyre qëndron kryepeshkopi Janullatos. Në një intervistë interesante për gazetën Mapo, ai e ka krahasuar udhëheqësin e kishës orthodhokse me një kryqtar të shekullit të XII dhe thotë se ai është vendosur me dhunë si kryepeshkop në vitin 1992. Sipas Xhufit, që nga ajo kohë atij i janë nënshtruar të gjitha qeveritë shqiptare.

Borxhi që Berisha po i lë trashëgim Ramës. Braçe: Jemi në situatë të rëndë financiare

Postuar në 24 Gusht, 2013 07:03

Shqiptarja.com shkruan sot se qeveria Rama do ta nisë qeverisjen e saj me një barrë të rëndë mbi shpinë, për shkak se qeveria Berisha do t’i lërë si trashëgim një detyrim gjigand financiar, të cilin ajo duhet ta zgjidhë. Barra llogaritet në mbi 1 miliard euro, në rast se nuk merret parasysh kompensimi financiar i ish-pronarëve. Pavarësisht nga deklaratat e Berishës dhe Bodes së situata makroekonomike mbetet e shëndoshë dhe arka e shtetit transferohet në rregull, stafeta e borxhit është shumë e rëndë për t’u përballuar.

Arben Çuko krahason Berishën dhe Imamin me Hitlerin: "Po rrëmbejnë gjithçka në ikje"

Postuar në 24 Gusht, 2013 05:59

Arben Çuko, deputet i Partisë Socialiste, thotë se ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka një skenar për të shitur edhe një “pronë” tjetër të ushtrisë. Sipas Çukos, duke shpërblyer edhe njerëzit që i qëndruan korrekt tekave të tij, Imami është gati për të firmosur një tender prapa të cilit fshihet bashkëshortja e ish kreut të Shërbimeve Inteligjente, Ylli Zyla.

97-ta ishte revolucion i armatosur i kuq, 2013-ta revolucion anarkist i jeshiltë, thotë Boçi

Postuar në 24 Gusht, 2013 05:17

Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit erdhi për shkak të blerjes së votave. Të paktën, ky është mendimi i deputetit Luçiano Boçi, i cili në një intervistë për Gazetën Shqiptare thotë se në fushatën e zgjedhjeve janë derdhur aq para, sa edhe “priftin e shtynë në mëkat”, duke kërkuar reagim nga ana e shoqërisë ndaj këtij fenomeni. “Ndërsa ’97-ta ishte një revolucion i armatosur i kuq, 2013-ta ishte një revolucion anarkist i jeshiltë (sipas ngjyrës së monedhës së famshme amerikane), një vazhdim i 21 janarit me forma të tjera”, thotë Boçi.

Lleshi: Mbrojtja nuk është çështje e muskujve, por e intelektit dhe e mendjes

Postuar në 24 Gusht, 2013 04:09

Çuditi jo pak lajmi se kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, kishte zgjedhur si këshilltar të tijin për mbrojtjen, gjeneralin Sandër Lleshi, i cili u shkarkua nga detyra në maj të këtij viti nga Presidenti Nishani. Lleshi, i cili ka qenë edhe një kandidaturë e diskutuar për President, i propozuar nga shkrimtari Ismail Kadare, është shprehur i vlerësuar për këtë propozim të Ramës dhe thotë se ky emërim është edhe vlerësim për Forcat e Armatosura.

Restorant mbi tarracën e Prokurorisë, qytetarët e denoncojnë si ndërtim pa leje

Postuar në 24 Gusht, 2013 03:15

Praktika e njohur dhe fitimprurëse e institucioneve shtetërore, të cilat ndërtojnë lokale në godinat e tyre, duket se ka infektuar edhe Prokurorinë e Përgjithshme. Gazeta Shekulli shkruan sot se pas Prokurorisë së Tiranës dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur që të shpenzojë një shumë të konsiderueshme për të ndërtuar një restorant mbi tarracën e saj.

SHQUP, një shembull se si qeveria Berisha është sjellë me pronarët e ligjshëm shqiptarë

Postuar në 23 Gusht, 2013 13:32

Prona në të cilën gjendet Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, i është njohur tërësisht dhe u është kthyer pjesërisht pronarëve të saj të ligjshëm  të  Sadete Toptanit, që jane Marion Toptani, Eduard Toptani dhe Raimaond Toptani. Pronarët të cilët trashëgojnë pronën si trashëgimtarë të ligjshëm të ish- pronares Sadete Toptani, janë qytetarë amerikanë, dhe jetojnë në shtetin e Miçiganit. Ata janë kthyer në Shqipëri të shqetësuar mes të tjerash nga debati mbi marrjen e pronës së tyre nga Partia Demokratike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme