SHQUP, një shembull se si qeveria Berisha është sjellë me pronarët e ligjshëm shqiptarë

Prona në të cilën gjendet Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, i është njohur tërësisht dhe u është kthyer pjesërisht pronarëve të saj të ligjshëm të Sadete Toptanit, që jane Marion Toptani, Eduard Toptani dhe Raimaond Toptani. Pronarët të cilët trashëgojnë pronën si trashëgimtarë të ligjshëm të ish- pronares Sadete Toptani, janë qytetarë amerikanë, dhe jetojnë në shtetin e Miçiganit. Ata janë kthyer në Shqipëri të shqetësuar mes të tjerash nga debati mbi marrjen e pronës së tyre nga Partia Demokratike. Janë pronarët e vërtetë që kanë dokumentin e njohjes së pronës, por dhe hipotekën për një pjesë të truallit në oborrin e SHQUP-it, të regjistruar nga zyra qendrore e regjistrimit të pasurive, si dhe të drejtën e parablerjes së SHQUP, nëse ai nxirrej nga inventari i pasurive të ushtrisë.
Pronarët e ligjshëm të territorit mbi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë e kanë fituar pronën me vendim nr 827, datë 8 prill 1996 nga Komisioni i Kthimit të Pronave në Tiranë. Në vendim thuhet se në bazë të dosjes së paraqitur, Sadete Toptani është pronare e një prone regjistruar në regjistrin hipotekor me nr. 1229, në nëntor të vitit 1918, e cila përmes një vendimi të vitit 1950 është shtetëzuar. Në këtë pronë përfshihen: Trualli që zë ndërtesa e SHQUP 960 m. Sipas vendimit, “trualli me sipërfaqe 3500 metra i kthehet menjëherë Sadete Toptanit. Trualli me sipërfaqe 4100 metra i kthehet menjëherë Sadete Toptanit. Trualli i zënë me ndërtime provizore dhe kioska i kthehet Sadete Toptanit. Trualli i zënë nga ndërtesa e Ushtrisë i njihet dhe duhet t’i kompensohet Sadete Totpanit. Në momentin e privatizimit, i lind e drejta e parablerjes pronarit.
Më qartë nuk ka ku shkon, por ministri i Brendshëm në detyrë, Flamur Noka, u ka dërguar dje një shkresë pronarëve të ligjshëm të largohen nga territori ku ata kanë marrë pronën dhe e kanë regjistruar atë. Ky është, veç të tjerash, është një nga ata mijëra shembuj se si qeveria Berisha ka vepruar me pronarët e ligjshëm shqiptarë.
Zh.
Add new comment