Martin Luterking, ëndrrat e “Engjëllit të zi”, një ndër to e realizuar me Obamën President të SHBA-ve

Postuar në 23 Gusht, 2013 13:02

Këtë muaj, Shtetet e Bashkuara nderojnë trashëgiminë e udhëheqësit të vrarë të të drejtave civile, Martin Luther King Jr. Pesëdhjetë vjet më parë, më 28 gusht 1963, ai udhëhoqi marshin e famshëm në Uashington dhe mbajti fjalimin e tij të njohur "Unë kam një Ëndërr", i cili bashkoi vendin në përpjkejet për të mbështetur të drejtat e barabarta për afrikano-amerikanët.

Në gusht të vitit 1963 përpjekjet për barazi u intensifikuan ndjeshëm dhe 250 mijë vetë morën pjesë në marshimin për punë dhe liri në Uashington. King i dha energji turmës së mbledhur. “Unë kam një ëndërr që një ditë katër fëmijët e mi të vegjël do të jetojnë në një vend ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre. Unë kam një ëndërr sot”.

Në vitin 1964, King fitoi Çmimin Nobel për Paqe dhe Presidenti Lyndon Johnson nënshkroi Aktin e të Drejtave Civile i cili e bën të paligjshëm ndarjen racore në vendet publike. Një vit më vonë, Ligji për të Drejtat e Votimit u njohur zezakëve të drejtën e votës.

Dyzet vjet pas vdekjes së tij, disa prej ëndrrave të tij janë realizuar. Edhe zgjedhja në vitin 2008 të Barak Obamës si presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një nga realizimet e ëndrrës së tij.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.