Arkiv-Lajme

Elbasani “çudit” si shpeshherë: “Arvizu, qytetar nderi” (dhe PD e bojkoton!)

Postuar në 28 Gusht, 2013 06:12

Këshilli Bashkiak i Elbasanit, ku shumicën e votave e kanë pasur të majtët, ka miratuar vendimin për të bërë “Qytetar Nderi” ambasadorin në ikje të SHBA-së në Tiranë , Aleksandër Arvizu. Siç raporton SHQIP, vendimi është marrë (siç e do tradita më e mirë e “demokracisë” lokale) pavarësisht se këshilltarët e PD-së  nuk morën pjesë në mbledhje (por, aleatët e Pd-së po).

Se çfarë ka bërë Arvizu për qytetin e Elbasanit për të merituar këtë titull (propozuar nga Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini) mund të lexohet në motivimin përkatës:

Pas Berishës, edhe Rama për Sirinë... por këto deklarata më shumë se lufte, janë dashurie për ShBA-të

Postuar në 28 Gusht, 2013 05:24

 

Berisha shqetësohet se “Vila e Diktatorit” do të ketë kujdestar të posaçëm Koço Kokëdhimën

Postuar në 28 Gusht, 2013 05:02

 

Ish-ministri suedez Pagrotsky flet për heqjen e taksave dhe i kujton Ramës rrezikun e shtetit elektoral

Postuar në 28 Gusht, 2013 03:24

Shqipëria e Gjeneratës së Re na dha mundësinë të dëgjonim (përveç Ramës) edhe ekspertë të tjerë, një ndër të cilët dhe ish-ministri i ekonomisë dhe tregtisë Suedeze Leif Pagrotsky.

Në ditën e dytë të konferencës, Pagrotsky e paralajmëroi kryeministrin e ardhshëm Edi Rama se ndërhyrjet për të cilat ka nevojë vendi mund të kenë pasoja politike deri në humbjen e zgjedhjeve, por sfida është të mos ndërtohet një shtet elektoral.

SHQUP, edhe shefi i Shtabit Gjen. Gjunkshi, kundër. Pa lejen e tij nuk mund të tjetërsohej prona por...

Postuar në 28 Gusht, 2013 02:47

Vetëm dje është botuar i plotë vendimi i qeverisë për kthimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në seli të Partisë Demokratike. Vendimit i është bashkëngjitur edhe raporti i inventarit të pasurisë, i cili është mbajtur i fshehtë për më shumë se 2 javë. Nga inventari dallohet qartë se Qendra Kulturore e Ushtrisë, është detyruar që të shkojë në një godinë ku jo vetëm sipërfaqja e godinës është më e vogël, por edhe trualli dhe mundësinë për zhvillimin e aktiviteteve janë më të pakta, raporton Shekulli.

Kampione bote! Majlinda Kelmendi, mbretëreshë e xhudos

Postuar në 27 Gusht, 2013 15:35

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka arritur të fitojë medaljen e artë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Rio de Janeiro, duke e mposhtur në finale brazilianen Erika Miranda. Gazeta kosovare Telegraf njofton se Kelmendi pati punë jashtëzakonisht të vështirë ndaj Mirandës e cila konsiderohej pak më shumë favorite se xhudistja jonë. Ajo u kualifikua në finale të këtij evenimenti, pasi kishte mposhtur portugezen Joana Ramos, ndersa në raundin e tretë mundi francezen Priscilla Gneto.

Tragjedi në Velipojë. Dallgët marrin dy jetë

Postuar në 27 Gusht, 2013 13:45

Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve të motit, me dallgë mbi tre metra të larta, ka sjellë tragjedinë sot pasdite në plazhin e Velipojës. Dy vetë janë mbytur: Adnan Halimi nga Kosova, 50 vjeç sepse nuk dinte mirë not dhe u rrëmbye nga dallgët, dhe Myfit Paçrami 56 vjeç nga Shkodra, i cili shkoi ta ndihmojë. Shtypi online (Shqiptarja.com dhe Tema) njoftojnë se pasi Halimi është futur për të bërë plazh, kur sapo kishte përfunduar shiu rreth orës 19:30, nuk u ka rezistuar dot dallgëve dhe ka kërkuar ndihmë.

Del Ponte sërish në skenë: Gazin sarín e përdorën rebelët, jo Asadi

Postuar në 27 Gusht, 2013 12:32

Ish prokurorja e shumëpërfolur e Gjykatës së Hagës, zviceriania Karla del Ponte, tashmë me tagrin e anëtares së komisionit të OKB-së për hetimin e ngjarjeve në Siri, ka deklaruar për televizionin zviceran Swiss TV se ka gjasa që të jenë kryengritësit dhe jo regjimi i Asadit, përgjegjës për sulmet kimike në vend. “Është e nevojshme që çdo gjë të hetohet me kujdes. Tani për tani kemi dyshime se ishin kryengritësit ata që përdorën armët kimike”, sqaroi ajo. Po kështu, Del Ponte theksoi se ende nuk ka dëshmi të plota që gjatë sulmeve është përdorur gazi sarín.

“Rebelohet” biznesi në pikën e Morinit: Mjaft luftës tregtare

Postuar në 27 Gusht, 2013 11:00

Jemi vëllezër, një gjak, një flamur etj, por retorika patriotike nuk e ka penguar luftën tregtare mes Shqipërisë e Kosovës, por edhe Maqedonisë, të zhvillohet rregullisht e shpeshherë të ashpërsohet. Një kulm më vete u arrit edhe sot në këtë drejtim, kur në pikën e kalimit kufitar të Morinit më shumë se 150 kompani të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë kanë protestuar sot paradite, kundër barrierave doganore që po zbatohen nga qeveritë respektive ndaj biznesit i cili realizon import-eksport të mallrave të ndryshëm.

Konflikti i pullës fiskale për ilaçet, shtyhet për në dhjetor

Postuar në 27 Gusht, 2013 09:37

Historia absurde e pullës së dytë fiskale që importuesit e medikamenteve duhet të vendosnin mbi ilaçet, ka marrë fund në njëfarë mënyre. Qeveria në ikje është tërhequr përballë protestave të vazhdueshme të importuesve, të cilët deklaronin se kjo është praktikisht e pamundur nga ana e kompanive prodhuese; se kjo kërkesë ishte veç një imponim i kompanive konçesionare të pullave fiskale (që rezulton se janë Sicpa Security Solutions S.A dhe Sicpa Security Solutions Albania shpk), dhe se kjo metodë pune do sillte mungesë medikamentesh në treg dhe nxitje të kontrabandës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme