Konflikti i pullës fiskale për ilaçet, shtyhet për në dhjetor

Historia absurde e pullës së dytë fiskale që importuesit e medikamenteve duhet të vendosnin mbi ilaçet, ka marrë fund në njëfarë mënyre. Qeveria në ikje është tërhequr përballë protestave të vazhdueshme të importuesve, të cilët deklaronin se kjo është praktikisht e pamundur nga ana e kompanive prodhuese; se kjo kërkesë ishte veç një imponim i kompanive konçesionare të pullave fiskale (që rezulton se janë Sicpa Security Solutions S.A dhe Sicpa Security Solutions Albania shpk), dhe se kjo metodë pune do sillte mungesë medikamentesh në treg dhe nxitje të kontrabandës. Kështu, një udhëzim i përbashkët i ministrit të Financave Ridvan Bode dhe atij të Shëndetësisë Halim Kosova ka shtyrë edhe për katër muaj të tjerë, deri në dhjetor, hyrjen në fuqi të rregullit për vendosjen e kësaj “pulle” të kontestuar. Çka nënkupton se përgjegjësinë për zgjidhjen e këtij konflikti, do ta ketë qeveria e re e së majtës.
a.k
Add new comment