Arkiv-Lajme
PD mbetet pa zë, ikën Erla Mëhilli!
Kryeministri në largim, Sali Berisha mësohet se u ka kërkuar bashkëpunëtorëve të tij politikë që të japin dorëheqjen nga pozicionet që mbajnë. E para që e ka bërë këtë duket se është zëdhënësja e tij, Erla Mëhilli. Në një foto të postuar në Facebook, Erla duket se e ka bërë këtë “akt”.
Zëdhënësja e Berishës të paktën këtë herë nuk ka derdhur lot, siç ishte rasti i dorëheqjes së Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Zh.
Të hënën, mbledhja e qeverisë në Durrës. Sipas gjasave duhet të bëhen gati, Shkodra po e po, por edhe Elbasani, Korça…ndoshta dhe Kolonja!
Edhe pas kritikave dhe akuzave të rënda që Kryeministri në detyrë Berisha i bëri Ramës pë mbledhjen e qeverisë në Vlorë, se me këtë mënyrë po përhap 20 përqindëshin e bashkisë së Tiranës në të gjithë Shqipërinë, Rama me mospërfillje ka vendosur të mbledhë të hënën qeverinë në Durrës. Në fakt ai kishte planifikuar që këtë mbledhje të dytë ta bënte në Shkodër, por për shkak të zgjedhjeve që zhvillohen në Komunën Rrethina të këtij qyteti ditën e dielë, ka vendosur ta shmangë Shkodrën.
Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, një plagë e dhimbshme që duhet gjejë zgjidhje në bisedimet Prishtinë-Beograd
Sot dhe nesër, njoftojnë mediat kosovare, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur do të organizohen manifestime nën përkujdesjen e kryeministrit Hashim Thaçi, ndër të cilat është inaugurimi i Kompleksit të Varrezave në Çabrat-Gjakovë, e zbulimit të "Pllakës për të zhdukurit në Sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë si dhe disa aktivitete të tjera të planifikuara nga Këshilli Organizativ.
Sulmi ushtarak kundër Sirisë, Obama: Ç’të bëjmë? S’janë të gjithë me një mendje!...
Vendet evropiane janë të ndara në reagimin e tyre ndaj një krize të përshkallëzuar në Siri. Me një vendim të papritur dhe goditje ndaj kryeministrit britanik David Cameron, Dhoma e Ulët e Parlamentit hodhi poshtë mocionin për të mbështetur masa ushtarake kundër Sirisë. Vota nuk ka fuqi ligjore, por zoti Cameron tha se do ta respektojë rezultatin e saj.
30 virgjëresha të maleve shqiptare revokojnë gjininë për t’u kthyer në burra!... S’janë shënimet e Edit Durham, por lajm i këtyre ditëve!
Fotografi Jill Peters sjell fotot të fenomenit që njihet pak në Perëndim, ku femrat e guximshme transformojnë plotësisht vetveten në ruajtje të nderit dhe…bëhen burra. Që prej shekullit të XV, fise të Ballkanit kanë zbatuar kodin arkaik të Kanunit, i cili privon nga disa të drejta gratë. “Kanuni thekson se femrat konsiderohen pronë e burrit”, sqaron Peters për “Huffington Post”. Për të mos bërë këtë, disa femra revokojnë gjininë e tyre dhe braktisin seksin e tyre.
“Shit çfarë shitet dhe merr çfarë merret”, aksion masiv i qeverisë në ikje për tjetërsimin e pronave publike dhe tenderave
Sa më shumë afron dita e largimit nga pushteti, aq më shumë ngutje ka për të shitur ç’ka shitet dhe për të marrë ç’ka merret. Ministri në ikje i Ekonomisë, Florion Mima ka firmosur të enjten privatizimin e disa pronave njëherësh që nisin me konviktin e Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja. Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale, ndërsa zyrtarisht Ministria e Ekonomisë nuk jep asnjë përgjigje. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se veç Konviktit të Gjuhëve të Huaja, Ministria ka firmosur privatizimin edhe të kabinave të plazhit në Divjakë.
Qeveri e re, me ministri të reja, me detyra të reja, pse jo…edhe me seli të reja
Pasi ka ndryshuar strukturën e disa ministrive, Rama ka vendosur të ndryshojnë edhe selitë e tyre. Financat, Ekonomia dhe Mbrojtja do të lëvizin nga dikasterët aktuale. Ministria e Mbrojtjes do të zhvendoset tek Shkolla e Bashkuar. Ambientet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë do të ndahet në dy ministry, për shkak të hapësirës së madhe dhe mundësisë që ofron, duke pasur dy hyrje. Ministria e Financave dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të zhvendosen atje.
Thyhet ëndrra e Skënderbeut. Çernomorets kualifikohet në penalltinë e 9-të
9 penallti janë gjuajtur për secilën skuadër në fund të 120 minutave, për t’i dhënë kualifikimin Çernomorets-it në një ndeshje dramatike. Orgest Shehi ka pritur 2 penallti, për të shpëtuar 2 herë skuadrën, por gabimet e kroatit Radas, dhe afrikanëve Orelesi dhe Nimaga ua dhanë mundësinë e kualifikimit ukrainasve.
Ndeshja u shoqërua vazhdimisht me qendër zëri, prej nga u kërkohej tifozëve të mos luanin me lazera, të mos u binin bilbilave, etj, ndërsa tifozët shpalosën banderolat “Forca Ujqërit e Dëborës” dhe “Agim Zeqo, krenaria e Korçës”.
Fillojnë komentet kundër Sh. Maliqit si këshilltar i Ramës. Baze e quan (më e pakta) të panevojshëm në Tiranë
Nuk kanë munguar reagimet, më së shumti negative ndaj punësimit nga ana e Ramës të Shkëlzen Maliqit si këshilltar për rajonin. Për më tepër, Rama iu referua si i “intelektual i madh dhe i pavarur i Kosovës”. Në fakt, shumë po i kujtojnë “shërbimet” ndaj TV Klan me sondazhet e tij.
Berisha ankohet te Grossruck për PS dhe e konsideron si njeriu që nuk u lodh kurrë së ndihmuari Shqipërinë!!
Vazhdon qaravitja e qeverisë në ikje ndaj së vuajtjeve të prezumuara të së ardhmes. Pas Ministrit Halimi që iu qa ambasadorit izraelian, sot ka qenë Kryeministri që në takim me z. Wolfgang Grossruck, deputet i parlamentit austriak dhe President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i është ankuar se PS do ta fusë vendin në reçesion.
