Sulmi ushtarak kundër Sirisë, Obama: Ç’të bëjmë? S’janë të gjithë me një mendje!...

Vendet evropiane janë të ndara në reagimin e tyre ndaj një krize të përshkallëzuar në Siri. Me një vendim të papritur dhe goditje ndaj kryeministrit britanik David Cameron, Dhoma e Ulët e Parlamentit hodhi poshtë mocionin për të mbështetur masa ushtarake kundër Sirisë. Vota nuk ka fuqi ligjore, por zoti Cameron tha se do ta respektojë rezultatin e saj.
- Ky është qëndrimi i i tanishëm Britanisë së Madhe.
- Franca: kryeministri Francois Hollande në një takim me ambasadorët e Francës të martën tha se Franca është gati të ndëshkojë ata që ndërmorrën vendimin e neveritshëm për të helmuar me gaz njerëz të pafajshëm javën e kaluar.
- Italia: Ministrja e Jashtme italiane Emma Bonino ka thënë se do të mbështeste një sulm kundër Sirisë në se ai autorizohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
- Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka thënë se duhet të ketë “pasoja”, nëse vërtetohen sulmet e dyshuara kimike, por ky vend nuk ka të ngjarë të përfshihet në ndonjë fushatë ushtarake, veçanërisht para zgjedhjeve të përgjithshme muajin e ardhshëm.
- Rusia, aleatja kryesore e Sirisë, tha të hënën se ndërhyrja ushtarake në Siri pa miratimin e Kombeve të Bashkuara do të ishte “një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar”.
- NATO-ja nuk pritet të jetë aq e bashkuar për Sirinë. Pavarësisht nga shembulli i Kosovës më 1999 kur NATO sulmoi pa mandatin e OKB-së, disa vende evropiane thonë se konflikti sirian nuk është njësoj dhe nuk mund të veprohet pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit.
Pas votimit në Parlamentin e Britanisë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se administrata e presidentit Barack Obama është duke u përgatitur për mundësinë e ndërmarrjes së aksionit të njëanshëm ushtarak kundër regjimit sirian.
Zh.

Add new comment