Arkiv-Lajme

Paton Boggs braktis Shqipërinë, duke konfirmuar tërthorazi që lobonte për z. Berisha e jo për shtetin shqiptar

Postuar në 01 Shtator, 2013 09:42

Paton Boggs, kompania që zyrtarisht ishte punësuar për të lobuar për Shqipërinë ka “dhënë dorëheqje” nga shteti Shqiptar, sipas hulumtimeve të Shqip. Arsyeja? Humbja e Berishës në zgjedhje, çfarë tërthorazi konfirmon se kjo kompani ishte punësuar për imazhin e qeverisë së Berishës, edhe pse paguhej edhe me taksat e “popullit” të opozitës.

Pse Berisha ngutet të “sulmojmë” Assadin?

Postuar në 01 Shtator, 2013 08:12

Britania nuk do të sulmojë, sepse dhoma e komuneve nuk ka gjetur arsye të mjaftueshme për një sulm në Siri. Të dërguarit e UN ende nuk kanë dhënë raportin e tyre mbi çfarë kanë parë, nëse kishte krim, kush, si, e pse. Por, kjo nuk e pengon Kryeministrin për ende një javë, z. Berisha, që të jetë më i informuar dhe më luftarak se ata.

Shkruan Berisha në FB:

E akuzuar nga Berisha si “kushërira” e Ramës, Ministrja Harito rrëfen: jemi kushërinj të 6 ose 7

Postuar në 01 Shtator, 2013 07:11

P { margin-bottom: 0.08in; }

Milena Harito, Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, e akuzuar nga Kryeministri Berisha se është në atë post si kushërira e Edi Ramës, flet në një intervistë për Panoramën.

“Zotin Rama e kam fis të largët, të gjashtë ose të shtatë. Madje, në këtë nivel, besoj se askush nuk i njeh më kushërinjtë. Por, nga ana e fisit të nënës sime, dikush ka qenë i pasionuar pas gjenealogjisë dhe e ka ndjekur e krijuar pemën e familjes deri në vitin 1560,” rrëfen Harito për gazetarin Aristir Lumezi.

Sot votime pjesore në Dardhas (Korçë) dhe Rrethina (Shkodër). PD kundër LSI+PS. Raste votimi familjar!

Postuar në 01 Shtator, 2013 06:08

Në rast se nuk e keni vënë re, sot votohet në dy komuna të Shkodrës e të Korçës, (Rrethina dhe Dardhas) për kryetar komune.

Në këto zgjedhje, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim konkurrojnë së bashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE), ndërsa Partia Demokratike garon e vetme.

Në Dardhas garojnë Gentjan Pere nga PD dhe Genci Hamollari nga LSI, ndërsa në komunën Rrethina gara zhvillohet mes kandidatit të Partisë Socialiste, Luan Harushës dhe atij të Partisë Demokratike, Ritvan Guri.

Sfidat e qeverisë Rama në sytë e Rakipit, Hasimes dhe Kajsiut

Postuar në 01 Shtator, 2013 04:58

Jemi vetëm një javë larg nga mbledhja e Parlamentit të ri dhe votëbesimit të qeverisë së re (që do të miratohet brenda ditës, tha Presidenti). Vizion Plus ka marrë mendimin e disa analistëve dhe politologëve për sfidat me të cilat përballet qeveria e pas 1 jave, e zgjedhur me 1 milionë vota. Ylli Rakipi analizon votën masive kundër Berishës dhe duke lexuar këtë votë, Edi Rama duhet më së pari të luftojë korrupsionin i cili ka përfshirë politikën, ekonominë dhe administratën.

Mediat e djathta keqpërkthejnë shkrimin e The Economist për Ramën

Postuar në 01 Shtator, 2013 04:27

Disa media pranë qeverisë (në ikje) nxituan të publikojnë lajmin se Econimist paska shkruar që “Rama nuk do të mbajë dot premtimet”. Bëhet fjalë për një shkrim të shkurtër botuar në edicionin e fundit print të Economist me titull “Getting it together”, e që në të vërtetë është një shkrim i thjeshtë e i shkurtër informativ për nisjen e qeverisjes së re. 

Çollaku: Votat e blera = 100 milionë €; 25 milionë € erdhën nga fuqi të huaja

Postuar në 01 Shtator, 2013 03:24

Kreshnik Çollaku, zv/Ministër i Jashtëm ka marrë një rol protagonizmi së fundmi, ndoshta favorizuar nga fakti që shumë prej figurave të PD nuk “ua ndjen” për të bërë luftë politike pikërisht tani. Pas sulmit që i inicioi kundër ambasadorit amerikan, ai ka dalë me një deklaratë në emisionin “Ora 0” në UTV,  ku ai deklaron së pari se “Ka dhjetëra, qindra dhe mijëra fakte dhe prova, dëshmitarë të gjallë. Blerja masive e votës llogaritet nën zë tek një faturë 100 e ca milionë euro” (dhe këtu nënkupton LSI që i bën dhe komplimente).

Po zhdukin Stacionin 60 vjeçar të Trenit

Postuar në 01 Shtator, 2013 02:22

Bashkia e Tiranës po zhduk Stacionin 60-vjeçar të Trenit. Ndërsa shumë vende të botës mburren me stacionet e vjetër të tyre, Bashkia e Tiranës po e zhduk një herë e mirë atë.

Sipas Shqiptarja.com Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave (DPHSH) në Durrës ka bërë me dije se, duke nisur që nga dita e nesërme, Stacioni Hekurudhor i Tiranës nuk do të funksionojë më si i tillë, për shkak se në këtë zonë të kryeqytetit do të punohet. Studentët dhe udhëtarët e tjerë do duhet të shkojnë me furgona deri në Vorë për të marrë trenin.

Skandali shumëvjeçar i 500 fëmijëve romë në Greqi, reagon Terre des Hommes

Postuar në 31 Gusht, 2013 15:12

 

Siria, edhe Italia thotë Jo. Por Obama shkon përpara: Sulm vetëm me “firmën” e Kongresit, pa OKB-në

Postuar në 31 Gusht, 2013 13:42

Pas tërheqjes britanike nga sulmi ndaj regjimit të Bashar al Asadit për shkak të refuzimit të parlamentit, edhe Italia ka deklaruar qartë përmes kryeministrit Enriko Leta: Pa mandatin e OKB-së, vendi i tij nuk do të angazhohet në arenën siriane. Por është “lojtari” kryesor, Presidenti i SHBA-ve Barak Obama, ai që  nëpërmjet një konference nga Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se ai dhe SHBA-të janë gati të sulmojnë Sirinë, duke i ardhur në ndihmë popullsisë civile të sulmuar nga qeveria e vet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme