Skandali shumëvjeçar i 500 fëmijëve romë në Greqi, reagon Terre des Hommes

Ka një dukuri në shtypin shqiptar, që lidhet me kujtesën afatshkurtër. Përgjithësisht ndodh me shkrime të zhanrit dossier, por edhe me materiale të tjera, të cilat shpallen si “për herë të parë”, “zbulohet skandali”, paçka se për temat në fjalë është shkruar me dhjetra herë. Ndoshta sepse ndërrimi i shpeshtë i gazetarëve, ua pamundëson prurjeve të reja dijeninë për arkivin. Pak a shumë e tillë është historia me skandalin e 500 e ca fëmijëve shqiptarë romë, të mbledhur nga policia greke pas një aksioni, në qendrën sociale Agia Varvara në Athinë, e pastaj të larguar në drejtim të paditur, pak nga pak apo në grupe. Edhe shtypi shqiptar ka shkruar disa herë për këtë histori të denoncuar nga deputetë e aktivistë grekë që para një dekade e më shumë, por të pandjekur nga shteti ynë. Rikthimi tek kjo çështje e deputetes greke të Syrizas, na e riktheu ngjarjen në vëmendje. Çfarë ka ndodhur me romët? Pasi u thanë shumë gjëra këto ditë, ka reaguar më në fund edhe fondacioni "Terre des Hommes", denoncuesi i parë i ngjarjes. Po japim më poshtë reagimin:
“Fondacioni ynë e ka zbuluar këtë skandal dhe rregullisht e denoncoi atë prej mbi 10 vjetësh si shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijëve. Që prej vitit 2003, "Terre des Hommes" ka thirrur investigues për të hetuar rreth kësaj çështjeje.
“Terre des Hommes” ka mbledhur informata në vitin 2002 nga burimet konfidenciale në Greqi, të cilët raportuan se trafikantët kishte shkuar në qendër dhe paraqitën dokumente të rreme ose paguanin stafin me 500 € për të shëruar fëmijët, që kishin qenë vendosur atje për mbrojtje ndaj tyre. Fëmijët shqiptarë, të cilët kishin qenë trafikuar në Greqi nga 1998 deri në fillim të vitit 2000, kishin qenë viktima të trafikantëve individualë ose të rrjeteve kriminale, të cilët ishin gjithashtu të të përfshirë në trafikimin për prostitucion.
Informatat e marra nga një sociolog në Universitetin Panteion në Athinë, si rezultat i këtij hulumtimi, zbuluan se dy vajza dhe djem shqiptarë u shfrytëzuan seksualisht në Greqi. Në lidhje me trafikimin e organeve, “Terre des Hommes” nuk ka gjykuar, nëse informacioni i mbledhur ishte i mjaftueshëm për të konfirmuar ekzistencën e saj mes Shqipërisë dhe Greqisë. Fondacioni “Terre des Hommes” pra nxit median për të korrigjuar faktet, të cilat deri tani i atribuohen fondacionit “Terre des Hommes”. Ai vazhdon t'u bëjë thirrje autoriteteve përkatëse në mënyrë që detajet rreth zhdukjeve të këtyre fëmijëve të kërkohen nga drejtësia, e cila duhet të japë shpjegime për të gjitha viktimat”.
a.k
Comments
"Fëmijët shqiptarë, të cilët

"Fëmijët shqiptarë, të cilët kishin qenë trafikuar në Greqi nga 1998 deri në fillim të vitit 2000, kishin qenë viktima të trafikantëve individualë shqiptar ose të rrjeteve kriminale shqiptare , të cilët ishin gjithashtu të të përfshirë në trafikimin për prostitucion."

Zhgenjim .Sipas jush, meqe

Zhgenjim .
Sipas jush, meqe eshte permendur njehere nuk duhet permendur me? Po cfare doli se u permend me heret 10 vjet me pare? Mos u gjeten femijet? Cfare gazetare jeni juve qe thoni se nuk duhet t'i rikthehesh nje ngjarjeje?
Po ketu behet fjale per rifillim hetimesh me nje shprese te vogel se mund te gjendet ndonje fije qe lidh kete skandal...
C'gazetare jeni ju qe iu dilni ne mbrojtje shoqatave qe fryhen me leke dhe nuk shqetesoheni per fatin e femijeve??
Zhgenjim Mustafa Nano!

Add new comment