Për sulmin në Siri: Ose s’ka strategji, ose ka një sekret të madh të ruajtur mirë, thotë eksperti i njohur amerikan Brzezinski

Në intervistë për DW, ish këshilltari i Sigurisë Kombëtare amerikane, Zbigniew Brzezinski ka thënë se sulmet ushtarake kundër Sirisë janë të pashmangshme, por SHBA-së i mungon strategjia koherente. Një sulm ushtarak mund të jetë moralisht i pranueshëm për shkak të ashpërsisë së krimeve të kryera në Siri, por duhet të kihet gjithashtu parasysh se ai mund të ketë pasoja të padëshirueshme, vazhdon Brzezinski. Pyetjes se qeveria amerikane ka një strategji të qartë në Siri edhe për atë që do të ndodhë pas sulmit, Brzezinski i është përgjigjur: Nëse është kështu, atëherë ky është një sekret i madh i ruajtur mirë.
***
Zbigniew Brzezinski ka qenë këshilltari i Sigurimit Kombëtar të SHBA gjatë mandatit të presidentit Jimmy Karter nga viti 1977 deri në vitin 1981. Ai konsiderohet si një prej ekspertëve më të shquar të politikës së jashtme amerikane.
Zh.
Add new comment