Mediat e djathta keqpërkthejnë shkrimin e The Economist për Ramën

Postuar në 01 Shtator, 2013 04:27

Disa media pranë qeverisë (në ikje) nxituan të publikojnë lajmin se Econimist paska shkruar që “Rama nuk do të mbajë dot premtimet”. Bëhet fjalë për një shkrim të shkurtër botuar në edicionin e fundit print të Economist me titull “Getting it together”, e që në të vërtetë është një shkrim i thjeshtë e i shkurtër informativ për nisjen e qeverisjes së re.

Ajo që një media e përktheu si “Edi Rama nuk do t’ia dalë” në fakt, është një shtrembërim i një frazë që gazetari ia citon Albert Rakipit: “Disa premtime zgjedhore do të jetë e vështirë për t’u përmbushur. Si, pyet Albert Rakipi, kreu i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, do të krijojë qeveria 300.000 vende pune të premtuara gjatë fushatës?” Kaq! Kaq ishte pjesa ku Economist “profetizonte” se Edi Rama nuk do ia dalë. Rakipi është një nga disa persona të cituar, ndër ta dhe Erion Veliaj dhe Gerald Knaus.

Një tjetër gazetë e ekstremit të djathtë brenda përmbledhjes së shkrimit të Economist fuste një shkrim të vetin kundër Ramës, aq sa po të mos kishe lexuar origjinalin të dukej se Economist kishte trajtuar në detaje situata si kjo: "Edhe pse të ftuar me shkresa, e-maile dhe sms të merrnin pjesë në këtë konferencë, Ben Blushi, Pandeli Majko, Gramoz Ruçi, Blendi Klosi, Fatmir Xhafaj, Namik Dokle, Valentina Leskaj, Arta Dade e shumë të tjerë, i kanë thënë “jo” pjesëmarrjes duke i çuar një mesazh të qartë kryeministrit në ardhje."

Duket se dëshira e disave që Rama të mos ia dalë, është kaq e madhe sa të shpresojnë e urojnë që ky vend të keqadministrohet dhe për 4 vjet të tjera, madje dhe pa nisur akoma puna.

Konkluzioni i shkrimit është tjetër: “Edi Rama duhet të lëvizë shpejt... përndryshe do të nxirren thikat.” Siç e dëshmon dhe keq-përkthimi e keq0interpretimi i shkrimit në ndonjë media.

k.c.

Comments

Submitted by Piktori pa Pikturë (not verified) on

Piktori duhet te kishte ba fillimisht nji pikture qe te quhej Piktor.

Dhe duhet te kishte ba ndonji pun per kombin shqiptar qi te Quhet Kryeminister!

Submitted by K. F (not verified) on

Nje shkrim i “The Economist” i denje per ish -kooperativat bujqesore me personazhe te tipit Erion Veliaj dhe Albert Rakipi, dy hajdutet me te medhenj qe ka njohur historia e Shoqerise Civile ne Shqiperi, te cilet edhe pse njeri medioker dhe tjetri lejfen me mekanizmat e tyre, fale dhe mbeshtetjes se padroneve te tyre nuk arriten dot te dalin as nga hija e tyre, jo me te behen protagoniste te zhvillimit dhe shnderimeve social-shoqerore ne vend. Por disave u ndrin "ylli" pa qene te tille, ndaj le te gezohen me evolucionin e tyre, se shoqeria nuk ka cfare mund te prese prej prej kesaj race, pervec sharlatanizmit dhe hajdutllekut ne shkalle siperore...

Submitted by Anonim (not verified) on

Per ta kompletuar kete duhet edhe nje artikull me titull:

Mediat e majta mirëpërkthejnë shkrimin e The Economist për Ramën.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.