Sfidat e qeverisë Rama në sytë e Rakipit, Hasimes dhe Kajsiut

Postuar në 01 Shtator, 2013 04:58

Jemi vetëm një javë larg nga mbledhja e Parlamentit të ri dhe votëbesimit të qeverisë së re (që do të miratohet brenda ditës, tha Presidenti). Vizion Plus ka marrë mendimin e disa analistëve dhe politologëve për sfidat me të cilat përballet qeveria e pas 1 jave, e zgjedhur me 1 milionë vota. Ylli Rakipi analizon votën masive kundër Berishës dhe duke lexuar këtë votë, Edi Rama duhet më së pari të luftojë korrupsionin i cili ka përfshirë politikën, ekonominë dhe administratën. Të njëjtin gjykim ndan dhe Blendi Kajsiu, për të cilin sfida e vërtetë e qeverisë Rama është shkëputja e shtetit nga interesat e një grupi të vogël njerëzish. Ermal Hasimja vëren që në shtator qeveria PS-LSI duhet të zgjidhë probleme në rrafshin teknik dhe atë politik. Lufta ndaj korrupsionit ishte premtimi që 8 vjet më parë solli në pushtet Sali Berishën, dhe në shtatorin e 2013 kryeministri i ri, Rama, duhet t’u tregojë shqiptarëve që e ka seriozisht betejën ndaj këtij fenomeni.

Ne.Su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.