Arkiv-Lajme

A.Imami: PD-ja do të kundërshtojë fort nëse anulohet vendimi për SHQUP-in

Postuar në 03 Shtator, 2013 05:15

Arbem Imami jep sinjalin e parë të një përplasje të fortë mes mazhorancës së re dhe Partisë Demokratike në opozitë. I ftuar në emsionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku, Ministri i Mbrojtjes deklaroi se, nëse PS do të rikthente vendimin për SHQUP-in, atëherë PD do të qendrojë fort. Dhe “fort”, sipas Imamit, “do të thotë rezistencë e detyruar nga revanshi i Partisë Socialiste”. Imami shpjegoi procedurat se si kjo godinë dhe ambjentet e saj ia kaluan Partisë Demokratike duke e larguar veten nga vendimmarrja.

Shënim: Sikleti i Berishës për një ceremoni normale. Le të ngushëllohemi që të paktën, nuk i lë zyrat bosh

Postuar në 03 Shtator, 2013 04:19

Dy fjalime pas shpalljes së rezultatit të 23 qershorit, ai i Edi Ramës (dhe pjesa ku i drejtohet Berishës), dhe ai i Sali Berishës pas tre ditësh, ku veç pranimit të humbjes njoftoi edhe tërheqjen nga drejtimi i partisë, na krijuan përshtypjen se më në fund, rotacioni normal i pushtetit dhe njëfarë sjelljeje kalorsiake (që në vende të tjera nuk quhet e tillë, por krejt e zakonshme) në çastin e ndërrimit të ekzekutivit, hodhën rrënjë edhe tek ne. Nuk qe e thënë.

Zgjedhjet në Gjermani: Merkel & Steinbrück, një duel me dy fitues, si duket fjalën e fundit e kanë të vegjlit

Postuar në 03 Shtator, 2013 03:44

Partitë SPD dhe CDU thonë se kandidatët e tyre kanë fituar në duelin televiziv midis Merkel dhe Steinbrück. Por si duket partitë më vogla mund të vendosin për koalicionin qeveritar, komenton Deutsce Ëelle.

SOS në Otranto nga gomonia me 27 vetë në bord. Vijojnë kërkimet

Postuar në 03 Shtator, 2013 03:23

Një gomone me 27 vetë në bord (foto ilustruese) ka dhënë sinjalin SOS nga Kanali i Otrantos, dje në mbrëmjen e 2 shtatorit rreth orës 20.50. Lajmi është konfirmuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i cili nëpërmjet një njoftimi për shtyp thekson se Roja Bregdetare ka zhvilluar gjatë natës së djeshme një operacion kërkimi në kanalin e Otrantos, pas njoftimit të marrë nga Shërbimi SAR i Romës, Itali.

Bashar al Asad nuhat dilemën e Perëndimit dhe çon zërin në Le Figaro: Më gjeni një provë! Do t’i vini flakën rajonit!

Postuar në 02 Shtator, 2013 14:51

Vatikani kundër, opinion botëror skeptik, presidenti Obama po heq zor të bindë anëtarët e Kongresit. Vetëm Franca e Fransua Holondit është gati për sulm, por edhe aty opinioni nuk e dëshiron luftën. Presidenti sirian Bashar al Asad, gjen pikërisht momentin për të “kaluar në kundërsulm”, me një intervistë për francezen Le Figaro dhe gazetarin Zhorzh Malbruno (foto). Sigurisht, intervista përkthehet me shpejtësinë e dritës dhe bën xhiron e rrjetit në disa gjuhë. Cilat janë mesazhet e Asadit?

Shënim: Kryeministri Edi Rama dhe Fate Velaj si një "institucion" më vete politiko-diplomatiko-kulturor në qeverinë e re

Postuar në 02 Shtator, 2013 14:18

    Shënimi i mëposhtëm është pjesë e një komenti të ardhur mbrëmë në blogun e Respublica-s rreth lajmit “Rama merr këshilltar për “diplomaci kulturore” Fate Velajn, që gjerësisht mediat i referohen si “diplomati në Vjenë”. Autori i komentit flet se Edi Rama e nisi me CV e internet për punësime, por në fakt po e përfundon duke punësuar shokët e miqtë e tij. Një nga këta është edhe Fate Velaj, thotë autori, që në këtë rast është anonim, me pseudonimin “Zapbone”.

Kerri-Asad, miq dhe armiq. Politika amerikane, Siria e sotme dhe Iraku i djeshëm

Postuar në 02 Shtator, 2013 12:54

Po bëjnë xhiron e rrjetit disa foto (mes tyre kjo) e Sekretarit të Shtetit, Xhon Kerri, duke darkuar me diktatorin sirian Bashar al- Asad. Fotoja mendohet se është realizuar në shkurt të vitit 2009, kur Kerri si senator ishte në Damask për të diskutuar për çuarjen përpara të procesit të paqes në rajon. Çifti Kerri me çiftin Asad janë në një darkë të çlirët e të këndshme. Bashar, pasardhës i të atit Hafez al Asad në krye të Sirisë, për disa kohë është konsideruar si një version modern dhe më pro-demokratik se babai, megjithëse aleat i Iranit.

Plantacion hashashi në Kretë, dy shqiptarët luftë me policinë

Postuar në 02 Shtator, 2013 11:32

Nëse ka zona në Greqi që mund t’i afrohen Lazaratit për nga masiviteti i kultivimit të hashashit, ato janë disa treva malore në ishullin e madh të Kretës. Duket se edhe emigrantët shqiptarë ja kanë dalë të “integrohen” në këtë sektor, të paktën sipas lajmit se dy prej tyre kishin kultivuar mbi njëmijë rrënjë në rrethinat e qytetit Rethimnos, ndër tre qendrat më të mëdha të ishullit (foto ilustrative). Dy shqiptarët, Aleksandër Kola, 35 vjeç dhe një bashkëkombas 22 vjeçar, u përplasën dhe hapën zjarr me armë ndaj policisë greke gjatë një aksioni antikanabis.

Provokimi për “rënien e mazhorancës”, shkelje syri për Metën. Sa për gjasat reale…

Postuar në 02 Shtator, 2013 10:10

Janë shtuar disi zërat e “shanseve matematikore” për shpërbërjen e mazhorancës së re që ende nuk është futur në parlament. Pas zgjedhjeve, një gjysmë provokimi mbi gjasat e shkëputjes masive të deputetëve të LSI-së nga koalicioni me socialistët, e bëri deputeti demokrat Paloka. Ndërsa së fundi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, e kanë rimarrë provokacionin, duke thënë për Ora News se “opozita do të jetë e fuqishme përballë një mazhorance qeverisëse që mund të bjerë në çdo moment”.

Merkel vs. Shtajnbruk. Pse zgjedhjet gjermane “befas” bëhen kaq interesante

Postuar në 02 Shtator, 2013 09:12

Zgjedhjet parlamentare gjermane të 22 shtatorit po përcillen me interes të veçantë nga mediat ndërkombëtare, sidomos ato europiane. Nëse në periudhat e “begata” të BE-së këto zgjedhje kanë qenë një formalitet, është e kuptueshme rëndësia që marrin zhvillimet politike gjermane në kontekstin e krizës së eurozonës, pasi bëhet fjalë për motorin që e mban në lëvizje ekonominë europiane. Kryefjala e këtyre zgjedhjeve, mbetet kancelarja Merkel dhe partia e saj kristian demokrate.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme