SOS në Otranto nga gomonia me 27 vetë në bord. Vijojnë kërkimet

Postuar në 03 Shtator, 2013 03:23

Një gomone me 27 vetë në bord (foto ilustruese) ka dhënë sinjalin SOS nga Kanali i Otrantos, dje në mbrëmjen e 2 shtatorit rreth orës 20.50. Lajmi është konfirmuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i cili nëpërmjet një njoftimi për shtyp thekson se Roja Bregdetare ka zhvilluar gjatë natës së djeshme një operacion kërkimi në kanalin e Otrantos, pas njoftimit të marrë nga Shërbimi SAR i Romës, Itali. Dyshimet e natyrshme bëjnë fjalë për klandestinë, dhe në drejtim të rajonit të raportuar janë nisur dy anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, nga bazimi i Pashalimanit dhe Porto-Palermos. Por edhe pse operacioni i kërkimit në det deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, nuk është bërë e mundur gjetja e gomones. Mungesa e të dhënave të sakta të vendndodhjes, si dhe zona e gjerë ku u zhvilluan kërkimet kombinuar me rrymat detare, mund ta kenë zhvendosur mjetin lundrues, ndërkohë që megjithë tërheqjen e palës shqiptare nga operacioni i kërkim-shpëtimit, kërkimet po vijojnë nga mjetet e Guardia di Financës.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Otranto, Beriasha, kujt nuk i kalojne serish dritherima????!!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.