Plantacion hashashi në Kretë, dy shqiptarët luftë me policinë

Nëse ka zona në Greqi që mund t’i afrohen Lazaratit për nga masiviteti i kultivimit të hashashit, ato janë disa treva malore në ishullin e madh të Kretës. Duket se edhe emigrantët shqiptarë ja kanë dalë të “integrohen” në këtë sektor, të paktën sipas lajmit se dy prej tyre kishin kultivuar mbi njëmijë rrënjë në rrethinat e qytetit Rethimnos, ndër tre qendrat më të mëdha të ishullit (foto ilustrative). Dy shqiptarët, Aleksandër Kola, 35 vjeç dhe një bashkëkombas 22 vjeçar, u përplasën dhe hapën zjarr me armë ndaj policisë greke gjatë një aksioni antikanabis. Dyshja nuk pranoi të dorëzohej, dhe përplasja u mbyll pas plagosjes së Kolës, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Rethimnos për kurim. Ndërkaq, policia greke ka dyshime se i plagosuri është i afërm i Marjan Kolës dhe po bën verifikime, siç raporton shqiptarja.com.
a.k
Comments
Policia greke asht raciste.
<p>Policia greke asht raciste.</p>
Pse eshte raciste ne rastin
<p>Pse eshte raciste ne rastin ne fjale ma shpjegon pak o profet...</p><p> </p>
është ironike!!
<p>është ironike!!</p>
Add new comment