Arkiv-Lajme
Duka nuk jep shpresë për t’i ofruar votën e 84-t të majtës
Nëse dikush mendonte se 1 votë për të marrë shumicën e cilësuar mund të gjendet kollaj tek “socialistët” që kanë marrë mandate të djathta, duket se nuk duhet të shpresojë te Agron Duka. Ai vetë ka deklaruar për News 24 se e sheh veten në opozitë, dhe mandatin e ka marrë si i djathtë dhe se “nuk kam kontakte dhe nuk kam pasur asnjë ftesë, por dhe po të kisha preferoj të qëndroj në opozitë pasi ndjehem mirë me kolegët e mi dhe kryetarin e PR dhe PD”.
Fotolajm: McCain luan poker gjatë seancës për Sirinë
Senatori republikan, John McCain, një prej zyrtarëve amerikanë pro ndërhyrjes së fuqishme ushtarake në Siri, është kapur mat nga një fotograf i Washington Post duke luajtur poker gjatë një seance dëgjimore për konfliktin në Siri. Fotografia tregon senatorin McCain duke vënë baste pokeri në “iPhone-in” e tij derisa mbahej takimi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, të martën.
Stefani shpjegon përse Berisha i thotë Edi Ramës Bllokmen
Në një përpjekje për të shpjeguar fiksimin e z. Berisha me “bllokmenët”, ku i referohet kryesisht z. Rama, Andrea Stefani beson se është një tentativë e pastër demagogjike, e drejtuar madje, më shumë ndaj ndërkombëtarëve përderisa “pranimi i së keqes më të vogël është elasticiteti më i rëndomtë në politikën kombëtare dhe ndërkombëtare”, siç shkruan ai.
Mbledhjet informale të qeverisë Rama dhe një pikturë e piktorit Rama
Vladimir Karaj trajton në një shkrim te MAPO mesazhet e mbledhjeve të mbyllura informale të Ramës. Madje, grotesku shkon deri në pikën që në pamundësi për të marrë vesh ç’është thënë e ç’ka ndodhur, shumë po rendin të zbërthejnë emocionalisht deri dhe pikturën abstrakte të Ramës. Me gjasë e bërë gjatë orëve të gjata të mbledhjeve, mbi ndonjë ftesë të vjetër – një gazetë lexoi tekstin “ i Dashur ambasador” mbi fletën ku qe vizatuar dhe supozoi se i dedikohet një ambasadori (!).
Shumë publicitet, për të thënë vetëm se “u vunë piketat e 100 ditëve”.
Veç Vetëvendosjes askujt nuk ia “ndin” shumë për Shtetin kosovar (të përfaqësuar nga simbolet e tij)
Kush me stil e kush pa stil, politikanët kosovarë i knaë hapur rrugë heqjes së logos nga fletët e votimit – presion i drejtpërdrejtë i Serbisë. Secili politikan kosovar ka “hallet” e veta, jo medoemos në linjë me hallet e Kosovës, që e ka mbështetur këtë vendim që ia ngecën në dorë KQZ.
SHQUP? Për Imamin, Shefi i Shtabit ishte i papregatitur psikologjikisht (?!) ndaj tha “jo”
Ministri i Mbrojtjes në ikje Arben Imami në një intervistë për “Chanel One”ka akuzuar një grup ushtarakësh për dhënie të informacionit të brendshëm Partisë Socialiste. Madje, dhe për 21 janarin thotë se është më i rëndë se 14 shtatori, sepse meë 14 shtator u vra një politikan i shquar, po me 21 janar s'kishte motiv.
Harxhi takon Reeker, vlerësim për zgjedhjet, por më tej nuk është fort e qartë kush tha çfarë
Zv/Ministria e Jashtme, znj. Edit Harxhi është takuar me Asistent Zëvendës Sekretarin e Shtetit Z. Philip Reeker, gjatë punimeve të Forumit Strategjik të Bled, në Slloveni. Nga takimi, siç raportojnë disa burime mediatike, merret vesh që z. Reeker i shprehu znj. Harxhi opinionin e tij dhe të Departamentit të Shtetit në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, duke thënë se ato ishin një sukses për Shqipërinë, madje, edhe se Qeveria Berisha dhe Kryeministri Berisha ka meritën për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve më të mira në Shqipëri.
Kodheli nuk përjashton mundësinë e vënies “nën hetim” të Imamit
“Jemi të detyruar të jemi shumë më të përgjegjshëm se ata që po ikin. Tani gara jonë nuk është me ta, është me çfarë kemi premtuar, është garë me veten dhe shpresën tonë dhe me shpresat që i kemi rilindur shqiptarëve”, këto janë fjalët e Mimi Kodhelit për revistën Java.
Kodheli,siçe përshkon Lorenc Vangjeli, di mirë se çfarë nuk do të bëjë në mënyrë absolute: asnjë shkelje të ligjit!
Për SHQUP, Kodheli shfaqet e rezervuar: “Do të ketë një përgjigje para së gjithash institucionale, në respekt të ligjit dhe procedurave, do të ketë dhe një përgjigje politike”, thotë ajo.
Basha afrohet me Topin. Promotorët e afrimit? Biznesmenët, miq të përbashkët të të dyve!!!
Burime nga PD-ja bëjnë të ditur se kreu i PD-së, së fundmi ka rritur takimet intensive me kreun e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, për të bërë të mundur afrimin e tij në PD, përcjell DITA. Gjëja që të habit, është se këto afrime siç thuhet “janë nxitur nëpërmjet disa biznesmenëve të përbashkët, të cilët i duan bashkë Bashën dhe Topin”. Pse mund t’i duan bashkë? Dhe çfarë opinioni mund të kishin për këtë 33 mijë votuesit e FRD? Sa prej tyre do i donin bashkë?
Ramës i mbaron mandati si kryetar i PS pak javë pasi të jetë Kryeministër... Kush do e ngrohë atë karrike?
Më 27 shtator mbaron mandati katërvjeçar i kryetarit të PS Edi Rama, të cilin e mori në 2009-n përballë Maqo Lakrorit.
Sipas statutit të PS, kur mandati mbaron, zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Partisë. Neni 29 i Statutit të PS-së, në pikën 2 të tij, përcakton: Mandati i kryetarit të Partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: a) jep dorëheqjen; b) Partia humbet zgjedhjet e përgjithshme legjislative; c) humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë.