Veç Vetëvendosjes askujt nuk ia “ndin” shumë për Shtetin kosovar (të përfaqësuar nga simbolet e tij)

Kush me stil e kush pa stil, politikanët kosovarë i knaë hapur rrugë heqjes së logos nga fletët e votimit – presion i drejtpërdrejtë i Serbisë. Secili politikan kosovar ka “hallet” e veta, jo medoemos në linjë me hallet e Kosovës, që e ka mbështetur këtë vendim që ia ngecën në dorë KQZ.
Sipas të përditshmes Zëri, “Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e logos së shtetit nga fletëvotimet konsiderohet si kompromis i rrezikshëm për shtetësinë e Kosovës. Madje ky veprim konsiderohet si precedent që i humb kuptimin Kosovës si shtet i pavarur, pasi që po lëshohet pe për çështjet që nuk duhet kompromis. Të paktën kështu mendojnë analistët politikë dhe njohësit e kushtetutshmërisë.”
Vendimin e morën pakicat, shkruan Bota Sot. “Lëvizja Vetëvendosje dhe përfaqësuesi i braktisur nga Aleanca Kosova e Re, ishin kundër heqjes së logos nga fletëvotimet, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës votuan pro, përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetarja e KQZ-së Valdete Daka abstenuan. Mirëpo, vendimmarrjen e mundësuan katër përfaqësuesit e minoriteteve që së bashku me AAK-në e PDK-në votuan pro këtij vendimi.”
k.c.
(karikatura nga Jeton Mikullovci, për Kohën Ditore: http://koha.net/repository/karikaturat/f4_jemi-1309031378189...)
Add new comment