Fotolajm: McCain luan poker gjatë seancës për Sirinë

Senatori republikan, John McCain, një prej zyrtarëve amerikanë pro ndërhyrjes së fuqishme ushtarake në Siri, është kapur mat nga një fotograf i Washington Post duke luajtur poker gjatë një seance dëgjimore për konfliktin në Siri. Fotografia tregon senatorin McCain duke vënë baste pokeri në “iPhone-in” e tij derisa mbahej takimi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, të martën.
Takimi u bë për të kërkuar përkrahjen e ligjvënësve amerikanë për planin e presidentit Obama për sulm ushtarak kundër regjimit sirian të Bashar al Assad, i konsideruar fajtor për sulmin me armë kimike.
McCain është justifikuar në Twitter dhe ka shkruar ndër të tjera se gjatë takimit që ka zgjatur tre orë, “më e keqja nga të gjitha, unë humba!” (lojën).
Më vonëi pyetur nga CNN ai ka pranuar se ka humbur “mijëra dollarë” në atë lojë pokeri, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për para të vërteta, por fiktive.
Ne.Su.
Add new comment