SHQUP? Për Imamin, Shefi i Shtabit ishte i papregatitur psikologjikisht (?!) ndaj tha “jo”

Postuar në 04 Shtator, 2013 07:24

Ministri i Mbrojtjes në ikje Arben Imami në një intervistë për “Chanel One”ka akuzuar një grup ushtarakësh për dhënie të informacionit të brendshëm Partisë Socialiste. Madje, dhe për 21 janarin thotë se është më i rëndë se 14 shtatori, sepse meë 14 shtator u vra një politikan i shquar, po me 21 janar s'kishte motiv.
“Ka qenë një grup që kanë dizinformuar. Thelbi është tërësisht politik, është lidhur me qëndrimet e mia më 21 janar. 21 janari është një ngjarje shumë e rëndë, nga më të shëmtuarat e politikës e nxitjes së konfliktit. Ajo është më e rëndë se 14 shtatori, ku dy ditë më parë ishte vrarë një politikan i shquar. 14 shtatori ndodhi në kontekst të këtij zemërimi. Ndërkohë që 21 janari ishte krejtësisht jashtë kontekstit dhe kjo politikë është shumë e vjetër se është në një kontekst të ri. Si mundet që në 2011-n të ndodhin të tilla ngjarje? Ishte një sulm personal, pa fakte, pa bazë. Nuk flas me emra”, është shprehur ai.
Në lidhje me SHQUP-in, Imami thotë se ndërtesa i është dhënë një partie politike legjitime dhe se vendimi nuk mund të kthehet mbrapsht. Sipas tij Shefi i Shtabit ka qenë i papërgatitur psikologjikisht për të firmosur atë vendim, ndaj edhe përgjigjja e tij ishte negative. Ç'do të thotë ministri me atë se paskemi një Shef Shtabi të Forcave të Armatosura të “papregatitur psikologjikisht”?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.