Stefani shpjegon përse Berisha i thotë Edi Ramës Bllokmen

Postuar në 04 Shtator, 2013 10:27

Në një përpjekje për të shpjeguar fiksimin e z. Berisha me “bllokmenët”, ku i referohet kryesisht z. Rama, Andrea Stefani beson se është një tentativë e pastër demagogjike, e drejtuar madje, më shumë ndaj ndërkombëtarëve përderisa “pranimi i së keqes më të vogël është elasticiteti më i rëndomtë në politikën kombëtare dhe ndërkombëtare”, siç shkruan ai.

Në shkrimin e botuar te Shqip, me titull “Përse Berisha i thotë Edi Ramës Bllokmen”, Stefani argumenton se “Berisha aspiron që ndërkombëtarët dhe shqiptarët, të zgjedhin autokratizmin e tij si të keqen më të vogël për Shqipërinë. Por për këtë duhet që përballë alternativës së tij despotike, të qëndrojë një tjetër alternativë më e zezë.”

Për Stefanin “...kemi të bëjmë me një dinakëri të kalkuluar jo aq trashë. Berisha ka mësuar në këto dy dekada të fundit, se në politikë e diplomaci, më shumë vlerë se fakti, ka interpretimi i tij pra, demagogjia. Aq më tepër kur bëhet fjalë për të ndikuar ca ndërkombëtarë që, kur është fjala për vende me koeficient të ulët si Shqipëria, veprojnë më shumë nën nxitjen e përshtypjeve të dala nga thashethemet sesa nga njohja e plotë e problemit. Vërtet mund të kem ca vese autokratike, duket sikur thotë Berisha, por a nuk është kjo një e keqe shumë më e vogël se rikthimi i “bllokmenëve”, pra i diktaturës së kuqe?”

k.c.

i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/09/04/ja-perse-berisha-thote-edi-rames-bllokmen/

Comments

Submitted by KRIPTOOPOZITARI (not verified) on

<p>Kisha lexuar diku se njeriu me fatkeq eshte nje intrigant i dalur boje, ne kete rast eshte Baba Saliu, &quot;Skenderbeu i diteve tona&quot;!!</p>

Submitted by Ladi (not verified) on

<p>Zoti Andrea, nuk kam lexuar artikull qe te ishte kaq &quot;loje fjalesh&quot; dhe sterhollim muhabeti. Kot fare, zoti Andrea. Me vjen keq.</p>

Submitted by kastriot (not verified) on

<p>Besoj se Andrea nuk ka qene zgjuar kur ka shkruar se :&nbsp; Nderkombetaret, kur eshte fjala per vende me koeficent te ulet si Shqiperija, veprojne me shume nen nxitjen e pershtypjeve te dala&nbsp; nga thashethemet se sa nga njohja e plote e problemit&quot;. Une nuk besoj se e ka shkruar shoku &quot;gati-tu&quot; Andrea, por e ke vene kot se koti redaktori i faqes te gazetes qe e ka botuar per here te pare shkrimin. Nje kshille ndreas, qe me siguri jo vetem nga qe nuk do ta lexoje komentin tim, por dhe as qe i behet vone natyrish nga ato qe shkruajme ne komentuesit: Urrejtja dhe terbimi kunder dikujt te eresojne mendimin dhe te zgjidhin doren per te shkruar budallalleqe me oke. Si ore akuzon nderkombetaret se nisen nga thashethemet per te gjykuar per Shqiperine. Po ata jetojne ketu bashke me ne nepremjet te perfaqesive diplomatike dhe dine me shume se sa di i dhe ndonje tjeter. TANI E KUPTOJ PSE ANDREA SHKRUAN VETEM THAQSHETHEME SE KUJTON SE TE HUAJT DO TE NISEN NGA ATO QE SHKRUAN ANDREA. SA KEQ, SA KEQ, SA KEQ ME VJEN PER KETE STEFAN ANDREAN QE ESHTE GAZETARI ME I EGERSUAR NE SHQIPERI!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.