Mbledhjet informale të qeverisë Rama dhe një pikturë e piktorit Rama

Vladimir Karaj trajton në një shkrim te MAPO mesazhet e mbledhjeve të mbyllura informale të Ramës. Madje, grotesku shkon deri në pikën që në pamundësi për të marrë vesh ç’është thënë e ç’ka ndodhur, shumë po rendin të zbërthejnë emocionalisht deri dhe pikturën abstrakte të Ramës. Me gjasë e bërë gjatë orëve të gjata të mbledhjeve, mbi ndonjë ftesë të vjetër – një gazetë lexoi tekstin “ i Dashur ambasador” mbi fletën ku qe vizatuar dhe supozoi se i dedikohet një ambasadori (!).
Shumë publicitet, për të thënë vetëm se “u vunë piketat e 100 ditëve”.
Karaj shkruan se “heshtja” zyrtare rreth tyre “( pa u marrë me teori konspirative) lë shumë gjëra për të hamendësuar dhe pak për të diskutuar. Nëse janë vendosur pika të 100 ditëshit një komunikatë do të kishte qenë e mjaftueshme për të sqaruar se ku do të ngulmohej, përtej kësaj heshtja bën që kronikat televizive dhe njerëzit të mësojnë vetëm ngjyrat e kostumeve që ministrat kishin veshur dhe sigurisht detaje deri në pafundësi të panevojshme si larja e duarve.”
k.c.
i plotë:
http://mapo.al/2013/09/04/cmund-te-lexohet-tek-abstraktja-e-mbledhjeve-te-mbyllura-te-rames/
Add new comment