Kodheli nuk përjashton mundësinë e vënies “nën hetim” të Imamit

Postuar në 04 Shtator, 2013 05:57

“Jemi të detyruar të jemi shumë më të përgjegjshëm se ata që po ikin. Tani gara jonë nuk është me ta, është me çfarë kemi premtuar, është garë me veten dhe shpresën tonë dhe me shpresat që i kemi rilindur shqiptarëve”, këto janë fjalët e Mimi Kodhelit për revistën Java.
Kodheli,siçe përshkon Lorenc Vangjeli, di mirë se çfarë nuk do të bëjë në mënyrë absolute: asnjë shkelje të ligjit!
Për SHQUP, Kodheli shfaqet e rezervuar: “Do të ketë një përgjigje para së gjithash institucionale, në respekt të ligjit dhe procedurave, do të ketë dhe një përgjigje politike”, thotë ajo.
Ajo nuk pranon të flasë për emra të përveçëm (Ministri në ikje Imami, psh., një njohje e veta e vjetër). Por, fjalia e saj që “...jam e bindur se në një institucion, edhe kur ndodh diçka që nuk ka të bëjë me eprorin, sërish përgjegjësia është e tij. Pra, kur them se do të hetojmë veprimtari të mundshme të paligjshme në Ministrinë e Mbrojtjes, do të thotë që “nën hetim” është dhe Imami. Por politika vetëm vë gishtin, janë të tjerë institucione, është drejtësia ajo që vendos më pas për të vërtetën” lë diçka të kuptohet.

k.c.
http://www.revistajava.al/kryesore/201392/mimi-kodheli-do-he...

Comments

Submitted by landi (not verified) on

Nuk mendoj se do te ket nje hetim te imamit ne kete ceshtje,jo vetem te imamit por te askujt.

bejn hjesht zhurem,dhe vetem zhurem qe te degjoj populli.

gjera pa vlere,i kane ndare gjerat keta,sa te jesh ne detyre fry xhepin tend,se si e fryj un eshte puna ime dhe kaq.

uroj me shpirt dh eme zemer te ndodh nje dite,kur do vij ajo dit qe nje funksionar i lart i shtetit te perfundoj ne burg,por me duket e pa mundur.

iku meta

iku basha

iku ruli

iku mediu

iku olldashi

iku mesila

iku

iku

iku

cu be me ta?

kush me thote?

Submitted by Leonardo (not verified) on

Do jetë në nderë të ministëres që të zbatojë ligjin dhe ku ka shkelje të ligjit të ndëshkohen si pas ligjit

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.