Harxhi takon Reeker, vlerësim për zgjedhjet, por më tej nuk është fort e qartë kush tha çfarë

Postuar në 04 Shtator, 2013 07:15

Zv/Ministria e Jashtme, znj. Edit Harxhi është takuar me Asistent Zëvendës Sekretarin e Shtetit Z. Philip Reeker, gjatë punimeve të Forumit Strategjik të Bled, në Slloveni. Nga takimi, siç raportojnë disa burime mediatike, merret vesh që z. Reeker i shprehu znj. Harxhi opinionin e tij dhe të Departamentit të Shtetit në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, duke thënë se ato ishin një sukses për Shqipërinë, madje, edhe se Qeveria Berisha dhe Kryeministri Berisha ka meritën për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve më të mira në Shqipëri.
Pjesa tejtër e takimit vjen e vagullt. Për shembull thuhet se “Palët diskutuan në lidhje me situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, parlamentin e ri dhe përbërjen e tij si dhe sulmet e fundit ndaj institucioneve kushtetuese veçanërisht ndaj Presidentit duke shpresuar se këto sulme nuk do të vazhdojnë më tej dhe se kjo do të ishte mënyra për të marrë, gjithashtu statusin e vendit kandidat brenda këtij viti.” Me “palët” nuk është fort e qartë se kush tha çfarë. Duket e vështirë që një zyrtar amerikan të shfrytëzojë një seminar në Slloveni për t'u prononcuar për halle specifike shqiptare, si sulmi që maxhoranca në ikje pretendon se po i kryhet institucionit të Presidentit.
k.c.

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

<p>Respublica, shoh nga komenti që më sipër kini lënë t&#39;u shpëtojë se qenkeni katandisur në pikë të hallit... ndoshta ai që e ka postuar, është nisur për mirë: ka menduar se mund t&#39;ju bëjë ndonjë nder!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.