Arkiv-Lajme

Takohen Thaçi dhe Berisha, i përmendin njëri-tjetrit bëmat e tyre historike: Thaçi, Rrugën e Kombit; Berisha, Marrëveshjen e Brukselit

Postuar në 06 Shtator, 2013 08:50

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar homologun e tij shqiptar në ikje, Sali Berisha, gjatë një vizite që po zhvillon në Tiranë. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Berisha shprehu mirënjohjen për vizitën e kryeministrit Thaçi me rastin e përfundimit të mandatit të qeverisë. Shpreha mirënjohjen e thellë për vizitën dhe kënaqësinë time që e prita dhe biseduam përsëri për problemet tona më të rëndësishme” tha Berisha.

Përsëri mbi koncesionet: Me koncesion, edhe shërbimet bazike! Askush nuk e llogarit se sa iu kushton kjo qytetarëve dhe financave publike

Postuar në 06 Shtator, 2013 08:34

Gazeta Shekulli i ditës së sotme ka bërë një përmbledhje të të gjitha koncesioneve që ka bërë qeveria Berisha, veçanërisht këto ditët e fundit, duke vënë në dukje impaktin negativ që ato krijojnë në ekonominë shqiptare.  Qeveria në ikje ka kaluar në duar të privatit çdo resurs, thuhet në shkrim, nga shërbimet bazike për qytetarët, sipërfaqet e tokës në qendër të kryeqytetit e deri në zonat më periferike të vendit, pronat publike janë shndërruar në koncesione.

Nishani: Ministrat e rinj, në sitë institucionale, do të verifikohet integriteti dhe pajtueshmëria e tyre me detyrën

Postuar në 06 Shtator, 2013 06:47

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, thotë se pavarësisht 7 ditëve që i jep ligji, dekretimin e Edi Ramës si kryeministër do ta bëjë brenda 24 orëve ngas mbledhja e Parlamentit të ri. Kurse shton se ministrat e rinj do të kalojnë në një sitë që do të marrë kohë, por gjithsesi brenda afateve ligjore.

Azem Hajdari do të rivarroset pas 15 vjetësh në Varrezat e Dëshmorëve, ceremonia e hapur për të gjithë shqiptarët, thotë e veja Hajdarit

Postuar në 06 Shtator, 2013 06:38

Azem Hajdari do të rivarroset 15 vjet pas vdekjes në Varrezat e Dëshmorëve. Njeriu që udhëhoqi Lëvizjen e Dhjetorit më në fund do marrë nderimet dhe homazhet që i meritonte dhe që nuk iu bënë 15 vjet më parë, për shkak të situatës politike.

Gjyqtarja Fatmira Hajdari, e shoqja e Azem Hajdarit, tha për gazetën “Mapo” se vlerësonte interesimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kreu i ri i PD-së, Lulzim Basha, për ceremoninë e nderimit të të ndjerit Hajdari.

Dy protesta sot në Tiranë: Te Stacioni i Trenit, për shpronësimet dhe në QSUT, për prishjen e hapësirave të gjelbra

Postuar në 06 Shtator, 2013 05:08

Banorë të cilët kanë shtëpitë pranë Stacionit të Trenit, por dhe shoferë të linjave ndërqytetase të cilët ishin vendosur pranë Stacionit të Trenit protestuan sot kundër Bashkisë së Tiranës. Banorët thonë se shtëpitë e tyre të cilat do të prishen për t’i hapur rrugë punimeve të bulevardit të ri, janë vlerësuar me çmime qesharake, jo sipas çmimeve të tregut. “Jemi tepër të shqetësuar, na ka zhvelërsuar shtëpiat si copë buke,  me18 milionë unë s’blej as edhe një garsoniere e banjo, thotë një banore e zones.

Si duket Rama s’ka gjë me të vjetrit; Ruçi, kryetar i grupit Parlamentar të PS, në krye të Komisioneve Parlamentare “senatorë”

Postuar në 06 Shtator, 2013 04:14

 Sot u zhvillua mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Socialiste pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit. Kryesia propozoi unanimisht emrin e Gramoz Ruçit për Kryetar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, vendim që do të formalizohet në mbledhjen e grupit sot në mesditë.

Shkrihen Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, në vend të tyre krijohet Gjykata Supreme

Postuar në 06 Shtator, 2013 02:37

Një burim i sigurt bën të ditur për gazetën Shqiptaja.com se mazhoranca e re pritet të shkrijë Gjykatën Kushtetuese me Gjykatën e Lartë dhe në vend të tyre të krijojë një gjykate të re, Gjykatën Supreme. Kjo një nismë kërkon ndërhyrjen në Kushtetutë dhe një numër orej 93 votash, për të jetësuar reduktimin e hallkave të tepërta të gjyqësorit, pasi u miratua dhe Gjykata Administrative dhe numri më i madh i çështjeve pritet të gjykohet pikërisht nga kjo gjykatë, duke sjellë dhe panevojshmërinë e këtyre dy niveleve të gjykatave shqiptare dhe nevojën e shkrirjes së tyre në një të vetme.

Fakte skandaloze në Portin e Durrësit, dhunimi i aseteve publike në emër të koncesioneve kalon çdo masë e kufi

Postuar në 06 Shtator, 2013 02:27

Ca nën rrogoz e ca në dritë të diellit, qeveria në ikje e ka nxjerrë portin e Durrësit në pazar: në emër të koncesioneve shiten shërbime, makineri, bëhen privatizime dhe kalime pronësie pa kriter, shkruan revista Java, duke renditur njëra pas tjetrës aferat e vetëm dy muajve të fundit në port.   

Emisionet politike në TV, siç kanë qenë: Fevziu, Peka, Tare, Babaramo, Qafoku, ndërsa Zheji, Balla dhe Eni Vasili, ende në pritje

Postuar në 06 Shtator, 2013 02:22

Politika në ekranet tona nuk do të mungojë as këtë sezon, pas pushimeve verore. Ne jemi një popull që e kemi provuar se e duam shumë politikën dhe merremi çdo ditë me të. Nisur nga kjo shije kolektive, edhe televizionet nuk do ta kursejnë këtë kënaqësi në ditët në vijim, shkruan gazeta Shekulli, dhe shton se këta televizione kanë “hedhur në treg” gazetarët më të mirë. Emisionet politike do të jenë sipas formatit të mëparshëm, ndërsa të tjerë me pak ndryshime.

Berisha, jo si Nano që “harroi”, shkarkon zëvendësministrat e qeverisë së tij. Më poshtë lista me emrat dhe ministritë përkatëse

Postuar në 06 Shtator, 2013 02:05

Berisha nuk do të bëjë atë që bëri Fatos Nano, që “harroi” të shkarkonte zëvendësministrat dhe ia la në derë qeverisë pasardhëse, e cila u detyrua tetë vite më parë t’i shkarkonte vetë zëvendësministrat e Nanos. Berisha në bazë edhe të ligjit mori dje vendimin për shkarkimin e zëvendësministrave të të tij, të cilët janë  

-Ekrem Spahiu, zëvendësministër i Mbrojtjes

-Arta Musaraj, zëvendësministre e Mbrojtjes

-Arjan Starova, zëvendësministër i Mbrojtjes

-Grida Duma, zëvendësministre e Integrimit

-Ndoc Faslia, zëvendësministër i Bujqësisë

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme