Si duket Rama s’ka gjë me të vjetrit; Ruçi, kryetar i grupit Parlamentar të PS, në krye të Komisioneve Parlamentare “senatorë”

Sot u zhvillua mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Socialiste pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit. Kryesia propozoi unanimisht emrin e Gramoz Ruçit për Kryetar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, vendim që do të formalizohet në mbledhjen e grupit sot në mesditë. Kryesia u njoh, gjithashtu, edhe me kalendarin e aktiviteteve të javës që vjen, kur edhe qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën”, thuhet në njoftimin e selisë rozë. Gjithashtu, mësohet se kryesia e PS-së vendosi që të hapë edhe garën për kreun e Partisë Socialiste, pasi kreut aktual Edi Rama i mbaron mandati më 26 shtator. Ndërkohë, Partia Socialiste pritet sot që të zgjedhë edhe kandidatin për postin e nënkryetarit të Kuvendit, post që i takon socialistëve, pas zgjedhjes në krye të Kuvendit të aleatit të tyre, kreut të LSI-së Ilir Meta. Një nga kandidaturat e përfolura për postin e nënkryetares është ajo e ish-nënkryetares së Komisionit të Jashtëm Parlamentar, Arta Dade dhe Vangjel Dule I PPDNJ-së.
Komisionet: I Ligjeve, i Jashtëm, i Sigurisë dhe ai i Sigurisë të drejtohen nga Partia Socialiste. Burime pranë PS pohojnë se LSI do të ketë një komision, atë të Veprimtarisë Prodhuese, ndërsa Partisë Demokratike do t’i lihet të drejtojë tri komisione parlamentare, Komisionin e Edukimit dhe Medias, Komisionin e Integrimit dhe Komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale. Kryesia socialiste pritet të propozojë Fatmir Xhafën ose Vasilika Hysin për të drejtuar Komisionin e Ligjeve, Anastas Angjelin ose Erjon Braçen për Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Pandeli Majkon për Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe Valentina Leskajn për Komisionin e Jashtëm parlamentar.
Zh.
Comments
1 kryetar grupi (super aleat
<p>1 kryetar grupi (super aleat i tij meqe ra fjala, njeriu qe Rama i ka borxh karrigen e kryetarit qofte ne 2005, qofte ne 2009) eshte baraz me tere postet qeveritare??? Logjike ramiste dhe kjo. </p><p>Nejse sic thote Bard te tema tjeter, "senatoret" e kane fajin vete, ja lane te gjithe pushtetin kur ishin te dobet me shpresen se do shperbleheshin me vone. Tani e shohin qe ai as nuk do me i pa me sy, te mbajne edhe kete mandat karrigen e deputetit e pastaj te shkojne te rrine me Ilir Gjonin te bilardo e lagjes. </p>
do ishte mire nje emer i ri.
<p>do ishte mire nje emer i ri. sikur vetem per ti mbyllur gojen pd-istave</p>
Add new comment