Vendimi i 7255-të, i fundit i qeverisë Berisha, ndërrimi i emrit nga Bjeshkët e Namuna në të Bekuara! Të shohim sa do të ngjisë!...

Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook foton e fundit të kabinetit qeveritar, si dhe mesazhin e lamtumirës, ku u shpreh mirënjohje bashkëpunëtorëve.
Në fjalën e tij të të fundit fare në qeveri, Berisha theksoi se ka ndryshuar në këto tetë vite historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë….Dhe një nga këto ndryshime duket se është ndryshimi i emrit të Bjeshkëve të Namuna, për të cilin është marrë një vendim.
“Të dashur miq, sot ishte mbledhja e 425-të dhe e fundit e dy mandateve të mazhorancës së PD. Në 7255 ligje, akte normative dhe vendime të miratuara në këto mbledhje si dhe qindra e mijëra veprimtari të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare u ndryshua në mënyrë përfundimtare historia, gjeografia dhe roli gjeostrategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve,” shkruan Berisha në FB.
Dhe një nga këto ndryshime duket se është ndryshimi i emrit të Bjeshkëve të Namuna. “Këtu ka shumë vendime, janë vendimet për lirimin nga detyra të zëvendësministrave, të cilat miratohen, por është edhe një vendim për Bjeshkët e Namuna, të cilat do të quhen Bjeshkët e Bekuara… Ato janë një mrekulli natyrës, janë magjepsëse, janë të mrekullueshme. Ftoj me këtë rast edhe qeverinë e Malit të Zi edhe qeverinë e Kosovës që të marrin të njëjtat vendime. Sa më shumë shqiptarë të shkojnë atje, aq më të bekuara do të quhen,” tha Berisha në mbledhjen e fundit të qeverisë.
Megjithëse me vendim qeverie, të shohim sa do të ngjisë ky emër!
Zh.
Comments
Po nuk humbe mendjen nuk e
<p>Po nuk humbe mendjen nuk e humbet mallin thoshte gjyshi im!!!</p>
Ok, ka nje kuptim te quhen
<p>Ok, ka nje kuptim te quhen "te bekuara", pra nje orientim drejt turizmit te deshiruar ne menyre qe njerezit te mos ndikohen psikologjikisht nga asocacionet ngative qe mund te sjelle fjala "te namuna" nder mend.</p><p>Por ka nje mitollogji te tere pas ketij termi, nje bagazh kulturor qe nga eposi e deri tek Kadareja, qe ka vlera dhe duhet ruajtur. Po ta shikosh me vemendje kete pune, fjala "te namuna" nuk ka pse e tut turistin modern, te cliruar nga paragjykimet e supersticionet e vjetra. Me teper, them se e intrigon, pra pikerisht ky term eshte pjese e anes terheqese ("appeal") te atyre alpeve. Plus tingellimin lokal ("te namuna") qe i pershtatet vendit malor te veriut tone. Imagjinoni sikur edhe vete fjala "bjeshke" te shnderrohej ne "alpe" per ta modernizuar a europianizuar. Nuk shkon! </p>
Add new comment