BE kërkon nga Shkupi njohjen e pakicës bullgare si kusht për anëtarësim

Postuar në 24 Maj, 2025 21:34

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka kërkuar nga krerët e qeverisë në Maqedoninë e Veriut të marrin vendimet që përkufizojnë një erë të re në raportet e saj ndërkombëtare. Mediat rajonale vënë në dukje se kërkesa më e vështirë për Shkupin zyrtar është njohja përmes ndryshimit kushtetues të pakicës bullgare në vend, nisur edhe nga fakti se për këtë çështje Bullgaria ka vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e vet, kryeministri Hristjan Mickoski ka kërkuar trajtim të ndershëm dhe të barabartë në procesin e anëtarësimit duke sugjeruar që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet së pari në BE, mandej të kalohet në amendimet kushtetuese.

Ne i përkasim BE-së jo për shkak se dikush na e ofron, por sepse ne kemi ndërtuar një demokraci bazuar në vlerat europiane

ka thënë Mickoski.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mire do ishte ta ndanim ket Maqedonine. Shkup e ketej per ne, greket marrin pjesen qe flet greqisht, ca andej bullgaret. Serbet kur te shohin qe eshte hap thesi do hidhen edhe ata si kokmushke qe jane e marrin ndonje fshat nga veriu e jemi tutti felici e contenti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.