Turqia i ofron 15 000 km2 në det Egjiptit në këmbim të njohjes së memorandumit turko-libian

Postuar në 01 Nëntor, 2026 15:48

Greqia ka adresuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara memorandumin turko-libian për kufinjtë detarë dhe Zonat Ekskluzive Ekonomike. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për “ekspansionizmin turk” dhe se dokumenti i miratuar nga pala libiane bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se Turqia arriti të ndikone te Saddam Haftar në Libi përmes organzimit të ushtrisë, por nuk ka arritur ende ta çojë atë në presidencën e Libisë si një vend të unifikuar. E njëjta gazetë vë në dukje se pala turke ka njoftuar depoztimin në Parlament të një ligji për “Atdheun Blu” deri në muajin dhjetor, duke e bërë problemin edhe më të komplikuar.

Jo vetëm kaq. Një nga të përdtishmet qipriote, shkruan se Ankaraja i ka ofruar Egjiptit 15 mijë km2 nga Zonat Ekskluzive Ekonomike në Mesdheun Lindor në këmbim të njohjes së memorandumit turko-libian, por ka hasur në refuzimin e Kajros që ka një marrëveshje me palën greke që në vitin 2020. Kjo në formën e një marrëveshjeje detare mes të dyja vendeve. 

Një ndër arsyet për refuzimin e Egjiptit është pikërisht angazhimi turk në Libi. Së fundmi Egjipti, Algjeria dhe Tunizia kërkuan tërheqjen e të gjitha forcave të huaja nga Libia në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve të qeta. Aktualisht Ankaraja zyrtare ka të dislokuara në Libi 3000 – 5000 trupa ushtarake dhe është e përfshirë në militarizimin e infrastrukturës në Libinë Lindore.

Turqia nuk ka arritur të qetësojë raportet me Kajron pavarësisht distancimit me Vëllazërinë Myslimane nisur nga fakti se askush nuk është i qetë me ambiciet e Erdoganit që u provuan më së miri edhe në Siri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.