I shembën shtëpinë, tentoi të vriste inspektorin e IMT, vret veten në burg
Qani Muça i cili ndodhej pas hekurave pas tentativës për të vrarë Inspektorin e Mbrojtjes së Territorit pas shembjes së shtëpisë, i ka dhënë fund jetës në burg. Mëngjesin e sotëm rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Muça është gjetur i vetëvarur në tualetin e dhomës ku qëndronte, në pjesën e grilës së ajrimit.
Ngjarja ka ndodhur në sektorin 2, kati i dytë, godina B, ku i ndjeri qëndronte së bashku me pesë të paraburgosur të tjerë. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 03:34 është vënë re nga një prej të paraburgosurve që Muça po vonohej më shumë sesa zakonisht. Ky i fundit ka hapur derën dhe ka konstatuar Qani Muçën të vetëvarur në grilën e dritares. Menjëherë është njoftuar shërbimi i sigurisë, ndihmës-mjeku i institucionit, si dhe janë njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje (SHKBB).
Grupet hetimore kanë mbërritur në ambientet e institucionit rreth orës 04:00 dhe kanë nisur procedurat për dokumentimin dhe hetimin e ngjarjes. Qani Muça, 58 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, ishte i divorcuar, me arsim të mesëm dhe i padënuar më parë. Ai ishte arrestuar më datë 12 gusht 2022 për veprat penale: “Vrasje e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
Comments
Maskarade, pothuaj 3 vite pa
Maskarade, pothuaj 3 vite pa gjyq ne paraburgim.
Jane me mijera te tille qe dergjen ne burgjet e Shqiperise.
Me sa me kujtohet, nw kohwn e
Me sa me kujtohet, nw kohwn e diktatures qe lame pas, afati i hetuesise se rregullt shkonte deri ne 6 muaj. Ne raste krimesh te renda dhe me urdher te kryepokurorit te rrethit, hetuesia mund te shkonte deri ne 1 vit; (te ketilla raste perbenin jo me shume se 10% te arrestimeve). Kishte dhe nje nen (apo paragraf) tjeter te procedures penale, qe ne raste te jashtzakonshme, (krime politike dhe ordinere ne grup, te rrezikshmerise se larte), hetuesia shkonte me urdher nga kryeprokurori i vendit deri ne 2 vjet. Te ketilla raste ne vitet '80 mund te kene qene vetem 2-3 raste, pra shume me pak nga 1% i arrestimeve. Bie fjala, edhe grupit te biletave iu be gjqi brenda 1 viti nga arrestimet. Ndersa te arrestuarit te mesiperm ne gusht te 2022-it, pra ne kohen e demokracise, po i mbusheshin 3 vjet hetuesi!!! Si ka mundesi?!?
Add new comment