Azem Hajdari do të rivarroset pas 15 vjetësh në Varrezat e Dëshmorëve, ceremonia e hapur për të gjithë shqiptarët, thotë e veja Hajdarit

Azem Hajdari do të rivarroset 15 vjet pas vdekjes në Varrezat e Dëshmorëve. Njeriu që udhëhoqi Lëvizjen e Dhjetorit më në fund do marrë nderimet dhe homazhet që i meritonte dhe që nuk iu bënë 15 vjet më parë, për shkak të situatës politike.
Gjyqtarja Fatmira Hajdari, e shoqja e Azem Hajdarit, tha për gazetën “Mapo” se vlerësonte interesimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kreu i ri i PD-së, Lulzim Basha, për ceremoninë e nderimit të të ndjerit Hajdari.
“Azemi e meriton të jetë atje. Është një vlerësim që duhej të ishte bërë me kohë. Ai ka marrë gjithë titujt e nderit të një vendi dhe nuk ka pse mos të prehet nën monumentin ‘Nënë Shqipëri’”, thotë Fatmira Hajdari. Madje sipas saj, kjo është vonuar. E pyetur mbi kohën kur është marrë ky vendim, në ditët e ndërrimit të mazhorancave qeverisëse, Hajdari thotë se nuk beson që të majtët kanë ndonjë kundërshtim ndaj figurës së Azem Hajdarit dhe se pret që mjaft prej tyre, po ashtu të jenë në homazhet që do të zhvillohen më 12 shtator. Ajo shpjegon se eshtrat do të nxirren më 11 shtator dhe atë natë “ai do të flejë në komisariatin më afër Muzeut Kombëtar, ku edhe do të zhvillohen homazhet paraditen e 12 shtatorit”.
Zh.
Add new comment