Arkiv-Lajme

Dy vrasje me stil eliminimi dhe historitë pas “biznesmenëve”

Postuar në 02 Shtator, 2013 07:50

Titujt e mediave online këtë paradite, pas dy vrasjeve në Durrës dhe Bulqizë, i referohen profesionit të viktimave si “biznesmenë”. Teknikisht termi është korrekt: Viktima e Bulqizës, Qerim Marku, 40 vjeç, në fakt merrej me biznesin e kromit, por sipas Shqiptarja.com njihej në qytet si një nga të fortët e zonës. Ndërsa viktima e Durrësit Plarent Cani, është ekzekutuar në sheshin e ndërtimit të pallatit të tij.

Siria. Vatikani paralajmëron Luftën e Tretë. A jemi në prag?

Postuar në 02 Shtator, 2013 06:29

Nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vendosin për ndërhyrje të armatosur në Siri, Selia e Shenjtë në Vatikan parashikon një Luftë të III Botërore. Kjo deklaratë vjen pas tensionit dhe zhvillimeve të fundit, ndërkohë që presidenti Obama pret miratimin nga Kongresi për ndërhyrjen siriane. E kësaj fryme ishte dhe lutja e së dielës nga Papa Françesk i cili ftoi bashkësinë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut, e jo luftës.

E.Spaho është i bindur se shumë demokratë “pragmatistë” shkuan tek LSI-ja

Postuar në 02 Shtator, 2013 05:24

Të paktën në një moment politik, eksponentë të lartë të PD-së bashkohen sa i përket rezultatit zgjedhor të 23 qershorit: Sjelljes demokrate ndaj LSI-së. Këtë bën edhe deputeti Edmond Spaho në një intervistë të sotme tek Panorama, ku analizon rezultatin dhe zhvillimet e mëvonshme në parti. “Rezultati zgjedhor tregon se rrjedhja e votave të PD nuk ka shkuar te PS, por kryesisht te partitë aleate të së majtës, më parë pjesëtare të koalicionit qeverisës të PD-se. PS ka një rritje të papërfillshme në vota dhe numër deputetësh në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009.

Studimi i IDN-së. Nëse ka diçka që lulëzon në këtë vend, ai është krimi

Postuar në 02 Shtator, 2013 04:04

Një ish i burgosur ekzekutohet në F.Krujë sapo del nga burgu, një çift pleqsh në Dukat të Vlorës grabiten në shtëpinë e tyre, një argjendari grabitet në Durrës, ku protagonist dyshohet të kenë qenë një vajzë. Këto janë disa nga lajmet e kronikës së zezë ditën e sotme, që botohen paralelisht me një raport të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ku vërehet një situatë problematike në lidhje me krimet kundër personit dhe pasurisë në Shqipëri.

Lokalet e pjesshme, në të dyja komunat e majta fiton thellë

Postuar në 02 Shtator, 2013 03:19

Siç ka raportuar edhe Respublica, ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për të zgjedhur kryetarët e komunave Dardhas në Korçë dhe Rrethina në qarkun e Shkodrës (foto ilustrative). Mediat shkruan dhe folën dje për raste votimi familjar që u vunë re gjatë procesit të votimit. Gjithsesi, në të dyja komunat diferenca e koalicionit të majtë rezulton e thellë. Kandidati i LSI-së, Genci Hamollari, ka fituar në komunën Dardhas me 1701 vota kundrejt rivalit të tij demokrat Gentian Pere që ka marrë 412 vota.

Takim surreal i z.Berisha me një skulptor hollandez... Konkluzioni: vendosën të ndryshojnë emrin e Bjeshkëve të Namuna!

Postuar në 01 Shtator, 2013 15:28

Është gati surreal takimi që Kryeministri në ikje, z. Berisha, ka kryer me një skulptor hollandez, të quajtur Jaap van’t Veer. Fakti që ai e takon në javën e fundit të punës (edhe pse ka 10 vjet në Shqipëri), dhe jehona mediatike që iu bë (ishte thjesht një bisedë mes dy burrash të vjetër që shkëmbejnë kujtime për një mal), fakti që ai i bën një dhuratë, dhe mbi të gjitha, analiza që i bën z. Berisha veprës së dhuruar:

Rama merr këshilltar për “diplomaci kulturore” Fate Velajn, që gjerësisht mediat i referohen si “diplomati në Vjenë”

Postuar në 01 Shtator, 2013 13:15

Njeriu i bërë “i famshëm” gjerësisht në sajë të veshit të djalit të Neritan Cekës, Fate Velaj, është prokamuar Nga Rama si Këshilltar mbi Diplomacinë Kulturore.

Rama i bën edhe një CV z. Velaj, po në faqen e tij në FB:

Obama, një kthesë “U” për Sirinë. Sulmi, nëse do ketë, vetëm pas datës 9 shtator

Postuar në 01 Shtator, 2013 11:48

Presidenti insiston se SHBA duhet të marrë veprime ushtarake kundër Assad-it, por tashmë ka vendosur të kërkojë autorizimin e Kongresit më parë. Kthesë “U” e quan The Guardian këtë vendim të Obamës.

Çfarë ndodh kur i heq logon e Kosovës nga fletët?

Postuar në 01 Shtator, 2013 10:49

Nga bisedimet e Kosovës me Serbinë, për të cilën Thaçi dhe Daçiç u përfol që mund të ndajnë edhe një Nobel, duket që përfituesja e madhe është Serbia që mori marrëveshjen e MSA-së. Nga ana tjetër, kryeministri Daçiç kohë më parë ka deklaruar, se nëse në fletëvotime përdoret logoja e Republikës së Kosovës, atëherë ai nuk do t'i thërrasë serbët, që të marrin pjesë në zgjedhje. Pra, na rroftë Nobeli.

Dhuratat e Berishës, Nishanit, Bashës dhe Gjunkshit, zyrtarëve të lartë amerikanë, vënë në siklet shtetin, ndaj kthejnë destinacion

Postuar në 01 Shtator, 2013 10:44

Historia njeh shembuj të shumtë që perandori, shtete të fuqishëm, kala të tëra, megjithëse janë derdhur lumenj gjaku për pushtimin e tyre, në fund kanë rënë nga joshja me dhurata nga ana e kundërshtarit. Ndoshta sentimentet dhe detyrimet që krijon dhurata kanë detyrar që shumë vende ta heqin atë më ligj. Ky ligj ekziston edhe në SHBA, që dhuratat për politesë pranohen në momentin e parë, por që ndërrojnë destinacion më pas, ato nuk i jepen personit që i takojnë, por bëhen pronë e shtetit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme