Çfarë ndodh kur i heq logon e Kosovës nga fletët?

Postuar në 01 Shtator, 2013 10:49

Nga bisedimet e Kosovës me Serbinë, për të cilën Thaçi dhe Daçiç u përfol që mund të ndajnë edhe një Nobel, duket që përfituesja e madhe është Serbia që mori marrëveshjen e MSA-së. Nga ana tjetër, kryeministri Daçiç kohë më parë ka deklaruar, se nëse në fletëvotime përdoret logoja e Republikës së Kosovës, atëherë ai nuk do t'i thërrasë serbët, që të marrin pjesë në zgjedhje. Pra, na rroftë Nobeli.

Shqiptarët, ndërkohë po diskutojnë të heqin logon e shtetit të tyre nga fletë-votimet. Pacolli e Haradinaj janë pro, ndërsa Thaçi ia ka hedhur peshën e vendim-marrjes KQZ-së: “Institucionet qendrore nuk do të ndërhyjnë në punën e Komisionit Qendror Zgjedhor.” Edhe Presidentja e Kosovës, zyra e së cilës u pyet nga DW, ia ka lënë KQZ barrën në kurriz: “është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të përcaktojë formën dhe dizajnimin e fletëvotimeve”.

Sociologu Blerim Latifi i pyetur nga “Koha Ditore” citon mendimtarin gjerman Ernest Kasirer i cili ka thënë se “njeriu është qenie simbolike’, “Po ja hoqët simbolet s’mbetet gjë prej tij. Kjo duhet të vlejë edhe për shtetin”.

Heqja e logos se Republikës se Kosovës nga fletëvotimet, përben shkelje të Kushtetutës. Por, Kushtetutën duhen ca burra që ta mbrojnë...

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ata ca &quot;Burra&quot; &nbsp;duhet te gjenden edhe tek Mediat, Shoqeria Civile, Intelektualet, etj, pervec se ne politike.</p><p>Problemi qendron se te gjitha keto kategori preokupim e kane se site gjejne veten si te ftuar te Ambasades Ameriakane per 4 Korik ( gjashem edhe te ambasad te tjera), dhe jo interesat kombetare.</p>

Submitted by Daku (not verified) on

Ata burrat e kane emrin Vetevendosje! Por per fat te keq jane pak. Shumica e shqiptareve e kane mendjen te "integrimet evropiane". Duhet pasur ca dinjitet per hir te atyre qe dhane jeten. Duhet bere shtet e shtet per se mbari, jo shtet pa ushtri e pa logo, pa nacionalizem e me histori te deformuar, shtet vetem per negociata e privatizime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.