Dhuratat e Berishës, Nishanit, Bashës dhe Gjunkshit, zyrtarëve të lartë amerikanë, vënë në siklet shtetin, ndaj kthejnë destinacion

Postuar në 01 Shtator, 2013 10:44

Historia njeh shembuj të shumtë që perandori, shtete të fuqishëm, kala të tëra, megjithëse janë derdhur lumenj gjaku për pushtimin e tyre, në fund kanë rënë nga joshja me dhurata nga ana e kundërshtarit. Ndoshta sentimentet dhe detyrimet që krijon dhurata kanë detyrar që shumë vende ta heqin atë më ligj. Ky ligj ekziston edhe në SHBA, që dhuratat për politesë pranohen në momentin e parë, por që ndërrojnë destinacion më pas, ato nuk i jepen personit që i takojnë, por bëhen pronë e shtetit.

Kështu zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë morën për vitin 2012 me qindra dhurata, në vlera të ndryshme, nga përfaqësues të qeverive të huaja, përfshirë edhe Shqipërinë, por shumica prej tyre u refuzuan. Listën me dhuratatat e refuzuara e bëri publik dje vetë Departamenti i Shtetit, i cili, sipas ligjit amerikan, publikoi zyrtarin të cilit i ishte adresuar dhurata, dhuruesin dhe vlerën e dhuratës. Në krye të listës është presidenti Obama, pasuar nga ish-sekretarja Klinton, deri te kongresmenë dhe drejtues të agjencive qeveritare.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, dhuratat shqiptare të Nishanit, Berishës, Bashës dhe Gjunkshit për ish-sekretaren Klinton dhe gjeneralin Dempsey shkojnë deri në 390-460 dollarë. Gjatë vitit 2012, Shqipëria u vizitua nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e cila mori dhurata nga liderë të shtetit shqiptar. Klinton gjatë vizitës së saj në tetor, mori dhuratë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Kryeministrin Sali Berisha. Presidenti i dhuroi Klintonit një stoli të punuar me filigran ari, që kap një vlerë prej 450 dollarë. Ndërsa Kryeministri, Sali Berisha i ka dhuruar Sekretares Amerikane, një kuti agjenti, me vlerë 400 dollarë. Dhuratë nuk mori vetëm Klinton, pasi kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vendosi t’i bëjë dhuratë zëdhënëses së Klintonit, Viktoria Nuland. Bëhet fjalë për një gjerdan me perlë që ka një vlerë prej 390 dollarë. Në listën e dhuratave nga Shqipëria për zyrtarët amerikanë bën pjesë dhe një dhuratë për gjeneralin e ushtrisë amerikane, Martin Dempsey, dhuratë të cilën e ka marrë nga gjenerali, Xhemal Gjunkshi. Ajo është një shpatë me vlerë 460 dollarë.

Të gjithë këto dhurata bujare të zyrtarëve shqiptarë për zyrtarët amerikanë nuk janë pranuar. Kjo pasi ato janë cilësuar të papranueshme nga Shërbimi i Administratës, për shkak se vënë në vështirësi qeverinë amerikane, por dhuratat bëhen zyrtare, si një një traditë e gjatë e diplomacisë ndërkombëtare, ku të pasurit dhe të fuqishmit tregojnë vlerësimin për tjetrin duke shkëmbyer punime artistike të bizhuterive, pajisje elektronike apo dhurata të tjera.

Zh.

Comments

Submitted by Nicol Iresa (not verified) on

<p>O perkthyes injorant. Dhuratat jane pranuar se mospranimi do te vendoste ne siklet palet. Ato jane pranuar dhe jane derguar ne arkivat kombetare. o zot cfare mungese kompetence</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.