Arkiv-Lajme
The Ekonomist: Shqiptarët mezi presin, Edi Rama fitoi se ofroi rilindje, ndryshe…
Ndonëse shqiptarët do të duhet të presin mbledhjen e parlamentit më 9 shtator, shpresat për ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, dhe Partinë Socialiste janë që tani shumë të mëdha për një “Kamelot të ri” (kështjella legjendare ku mbreti Artur mblidhej me kalorësit e tij), siç thotë një zyrtar i huaj. Qeveria e re është e tillë edhe sa i takon moshës së ministrave të saj. Në kabinet janë gjashtë gra dhe njëra është në detyrën e ministres së Mbrojtjes.
Përsëri mbi Sirinë, po bëhet i pashmangshëm sulmi. Ja pikat (vendet) nga do të sulmohet
Çdo orë që kalon dhe po piqet mendimi se sulmi ushtarak mbi Sirinë po bëhet i pashmangshëm, ndërsa forcat dhe mjetet që do të marrin pjesë në këtë operacion janë në gatishmëri të plotë. Njohësit e situatës japin disa mundësi për goditje:
Të dhëna të reja për gjakmarrjen, këtë plagë të rëndë sociale ku nuk duket fare dora e shtetit shqiptar
Në një lajm të Zërit të Amerikës sot thuhet se studimi më i fundit i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar nxori se aktualisht janë 1 mijë e 208 familje të ngujuara në të gjithë vendin nga 1 mijë e 670 që ishin deri një vit më parë. Midis këtyre familjeve janë 590 fëmijë të ngujuar dhe rreth 500 gra e vajza.
Apollon Baçe, si Imami, kazmën vlerave kombëtare, dhe këtë e ka bërë vazhdë, thotë Top Chanel
Në listën si Monument Kulture, me një vendim të Institutit të Monumenteve të Kultutës, ish-drejtori i këtij institucioni Apollon Baçe, shtatë vjet më parë ka firmosur që vila në zemër të bllokut në Tiranë, e njohur si Vila Kareco apo Vila 32 të kthehet në Monument Kulture, staus që e gëzon edhe sot. Pas 7 vjetësh, tani që do të marrë këmbët në të praptë, është po ky Apollon Baçe, përsëri drejtor i Institutit të Monumeneve që më datën 11.07.2013, formulon një shkresë ku i propozon ministrit të K,ulturës Visar Zhiti për t’ia hequr statutusin objektit si “trashëgimisë kulturore”.
SHBA rrit vlerën e dollarit, bota para një krize të re dhe një varfërie ekstreme - shkruan prestigjiozia “CNNMoney”
Shtetet e Bashkuara pritet të ndryshojnë kursin e politikës monetare, duke sjellë efekte në ekonominë globale. Federal Rezerva, autoriteti qendror monetar i SHBA, po parashikon ndërprerjen dhe më vonë tërheqjen e dollarëve. Kjo do të sjellë, siç po ndodh edhe aktualisht, rritjen e vlerës së dollarit në tregje. Duke qenë se shumica e ushqimeve dhe karburantet në të gjithë botën tregtohen me dollarë, efektet e kësaj politike pritet të prekin çmimet e këtyre produkteve.
Kosova nderon me Urdhërin e Lartë gazetarin e shquar gjerman, Viktor Meier
Gazetari i shquar gjerman Viktor Meier ka qenë pioneri i mbështetjes së aspiratave të shqiptarëve në Kosovë për liri qysh në vitet tetëdhjetë. Ai asnjëherë nuk i iku ballafaqimit me padrejtësitë politike dhe ekonomike në Europën Juglindore, ndaj dhe Kosova e ka nderuar atë me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, të dorëzuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Skema e PS-së për mos humbur mazhorancën, me dorëzimin e 16 mandateve të deputetëve që do të bëhen ministra
Siç e kemi bërë të njohur për lexuesit tanë të Respublica-s edhe më parë, gjashtëmbëdhjetë ministrat e rinj që pritet të lënë mandatin e deputetit për atë të të ministrit, nëse do të dorëhiqen njëkohësisht, do të sillnin krijimin e një tjetër minorance në Kuvend me 67 deputetë, e cila nuk do të votonte dot qeverinë e re që kërkon 71 vota. Për të shmangur një periudhë të tillë dobësie, që mund të shfryetëzohej nga opozita, PD, mendohet se dorëzimi i mandatit mund të behet në grupe të caktuara ministrash, të cilët do të japin dorëheqje pjesë-pjesë.
Takimi i ambasadorit amerikan me Bashën në ish-SHQUP: Një takim rutinë, pa ndonjë simbolikë, ka sqaruar Arvizu
Ka qenë një vizitë rutinë ajo që Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka bërë te kreu e ri të PD-së, Lulzim Basha, më shumë se një muaj pasi ai është zgjedhur në krye të kësaj partie. Duke qenë se takimi është zhvilluar në selinë e re të PD-së, tek godina e SHQUP, Arvizu ka bërë edhe disa sqarime për këtë çështje. Fillimisht ai ka thënë se SHBA nuk mban anësi lidhur me çështjen në fjalë, por nënvizoi se duhet të zbatohet ligji për zgjidhjen e saj.
Presidenca njofton datën kur qeveria Rama do të nisë punën, dhe kjo është 12 shtatori
Burime nga Presidenca, kanë bërë të ditur se Brenda afateve kushtetuese Presidenti Nishani do të dekretojë pa asnjë vonesë kabinetin e ri. Sipas Kushtetutës presidenti ka 10 ditë kohë për të dekretuar qeverinë, por do ta dekretojë brenda 24 orëve që nga momenti kur do i dërgohet dekreti për të firmosur qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Kështu, në seancën e parë të Kuvendit, të cilën Presidenti Nishani e ka thirrur më 9 shtator, pritet të bëjmë betimin 140 anëtarët e rinj, deputetë të dalë nga vota e shqiptarëve 3 muaj më parë.
Mania e politikës shqiptare nëpërmjet Facebook-ut po e bën kaotik dhe të bezdisshëm momunikimin me njerëzit
Në një shkrim të saj në Gazetën Shqiptare, Anila Jole, korrespondente e kësaj gazete në Athinë tërheq vëmendjen për një fenomen që tani është bërë i përditshëm, madje edhe i mërzitshëm, komunikimi nëpërmjët Facebook-ut.