SHBA rrit vlerën e dollarit, bota para një krize të re dhe një varfërie ekstreme - shkruan prestigjiozia “CNNMoney”

Postuar në 30 Gusht, 2013 12:46

Shtetet e Bashkuara pritet të ndryshojnë kursin e politikës monetare, duke sjellë efekte në ekonominë globale. Federal Rezerva, autoriteti qendror monetar i SHBA, po parashikon ndërprerjen dhe më vonë tërheqjen e dollarëve. Kjo do të sjellë, siç po ndodh edhe aktualisht, rritjen e vlerës së dollarit në tregje. Duke qenë se shumica e ushqimeve dhe karburantet në të gjithë botën tregtohen me dollarë, efektet e kësaj politike pritet të prekin çmimet e këtyre produkteve.

Kjo është analiza që i bën  gjendjes ekonomike prestigjiozia “CNNMoney”. Sipas saj, ekspertët më të njohur ndërkombëtarë parashikojnë krizë në ushqime dhe çmimet e karburanteve.  Analistët e pyetur nga “CNNMoney” parashikojnë deri në krizë ushqimore dhe varfëri ekstreme në vendet në zhvillim. Qartësisht efektet e kësaj politike të re të SHBA janë një shtrenjtim i monedhës amerikane. Më pak dollarë në treg e bëjnë atë më të kushtueshëm. Kjo gjë parashikohet të ndodhë edhe në Shqipëri.

Christine Lagarde, drejtore Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbajti një fjalim, ku bëri thirrje për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar. “Asnjë vend nuk është ishull”, u shpreh ajo. “Në botën e sotme të ndërlidhur, efektet e ndërsjella nga politikat e brendshme… mund të të kthejnë aty ku ato nisën”.

Duke u njohur me këtë fakt, ka folur edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili ka dhënë shumë pak shpresa për një rritje ekonomike, e cila edhe në muajt në vijim do të mbetet e dobët dhe e pasigurt.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.