Takimi i ambasadorit amerikan me Bashën në ish-SHQUP: Një takim rutinë, pa ndonjë simbolikë, ka sqaruar Arvizu

Postuar në 30 Gusht, 2013 09:35

Ka qenë një vizitë rutinë ajo që Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka bërë te kreu e ri të PD-së, Lulzim Basha, më shumë se një muaj pasi ai është zgjedhur në krye të kësaj partie. Duke qenë se takimi është zhvilluar në selinë e re të PD-së, tek godina e SHQUP, Arvizu ka bërë edhe disa sqarime për këtë çështje. Fillimisht ai ka thënë se SHBA nuk mban anësi lidhur me çështjen në fjalë, por nënvizoi se duhet të zbatohet ligji për zgjidhjen e saj. Ndërkohë, Arvizu saktësoi se vizita e tij në selinë e re të PD-së nuk përmban ndonjë simbolikë, pasi takimi ishte parashikuar të zhvillohej më parë, por ai u shtyp pikërisht për faktin se PD ndryshoi seli. Çështja e kësaj prone ka qenë subjekt i polemikave të shumta. SHBA nuk marrin anësi përsa i përket kësaj çështje, por ajo që këshillojmë, është mbajtja e anës ligjore dhe objektivitet. Ky takim ishte parashikuar të zhvillohej më herët. Por më pas PD-ja kishte lëvizur dhe kjo shpjegon faktin pse u takuam këtu”, ka thënë ambasadori amerikan

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.