Arkiv-Lajme
Berisha ankohet te Grossruck për PS dhe e konsideron si njeriu që nuk u lodh kurrë së ndihmuari Shqipërinë!!
Vazhdon qaravitja e qeverisë në ikje ndaj së vuajtjeve të prezumuara të së ardhmes. Pas Ministrit Halimi që iu qa ambasadorit izraelian, sot ka qenë Kryeministri që në takim me z. Wolfgang Grossruck, deputet i parlamentit austriak dhe President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i është ankuar se PS do ta fusë vendin në reçesion.
Braçe vazhdon denoncimet, edhe pse është thjesht një nga 83 deputetët e maxhorancës (dhe jo anëtar kabineti)
Deputeti socialist, Braçe, ka akuzuar edhe sot “aferat” e qeverisë në ikje, siç ka bërë dhe shumë herë të tjera.
Ngjarje e rrallë në politikën shqipe: N. Spahiu "prishet" me Albin Kurtin për koncepte historike
Opinionisti Nexhmedin Spahiu, shpesh i pranishëm dhe te Respublica, ka qenë fare pranë emërimit si kandidat i Vetëvendosjes për Mitrovicën në zgjedhjet lokale, njofton Express.
Vështrim brenda të fundmit vend komunist: Kim Jong-un pushkaton ish të dashurën këngëtare
Ish e dashura e Kim Jong-un është ekzekutuar me pushkatim në një skandal pornografik, njofton Daily Telegraph, që i referohet burimeve kineze. Regjimi totalitar i despotit të Koresë së Veriut vazhdon kontrollin e vet brutal mbi popullsinë koreanoveriore. Sipas South China Morning Post këngëtarja Hyon-Song Wol u ekzekutua bashkë me orkestrën popullore vetëm tre ditë pasi u arrestua për shkelje të ligjeve mbi pornografinë në Korenë e Veriut. Ajo kishte pasur një histori me liderin e sotëm Kim Jong-un, para se të ndaheshin me urdhër të të atit.
Obama ende nuk ka vendosur për luftën, por NY Times i kërkon zgjidhje pa luftë
Në një editorial të djeshëm, NY Times, një nga opinion-bërësit më të mëdhenj në ShBA, i kërkon Obamës të mos përsërisë gabimin e Bushit që u fut në luftë me Irakun mbi disa armë që nuk ekzistonin. Aq më tepër, sipas gazetës, pretendimet për fakte pas atij rasti janë rritur shumë. Për sa i përket përdorimit të gazit nga i cili mendohet se vdiqën disa qindra civilë, zyrtarët amerikanë, britanikë, francezë dhe turq kanë fajësuar pa ekuivok z.
Rama “punëson” në qeverinë shqiptare Shkëlzen Maliqin, “intelektual të madh dhe të pavarur të Kosovës”
Rama mund të akuzohet për shumë gjëra, por jo për mungesë risish kudo ku qeveris. Tashmë, Kryeministri në ngjitje i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka emëruar Shkelzen Maliqin (në foto) si Këshilltar të tij për çështje rajonale. Në një njoftim në rrjetin social Facebook, Rama e ka quajtur Maliqin intelektual të madh dhe të pavarur të Kosovës.
Pirro Lutaj: “M. Mbrojtjes nën drejtimin e Imamit, periudha më e errët...” dhe tregon se çfarë niveli kanë FA tona krahasuar me ushtritë e tjera të NATO-s
Pirro Lutaj, deputet i PS-së, por edhe ndjekës i afërt i çështjeve të ushtrisë, ka folur për Revistën Klan se çfarë ka ndodhur me ushtrinë shqiptare nën drejtimin e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, të cilin e akuzon për një sërë shkeljesh ligjore.
Islami kundër Laicizmit: “Shamia”, Ermir Hoxha i kundërpërgjigjet Baton Haxhiut
Ermir Hoxha në një shkrim te Dita të titulluar “Shamia – ku qendron e keqja”, i kundërvihet një shkrimi të Baton Haxhiut me titull “Shamia”.
Për Shkullakun, ajo që nuk lë të “lulëzojë” Lulzimi është fakti që ai imiton ish-Kryetarin, e jo hija që i bën Berisha
Shkullaku i kthehet sot te MAPO temës së “lulëzimit” të Lul Bashës, e pamundur përderisa mbi të qendron hija e “plakut” Berisha.
2 ish-ambasadorë flasin për sulmet e PD ndaj Arvizu: defiçencë dhe mbulim i dështimit
“Dita” ka intervistuar sot dy ish-ambasadorë shqiptarë në ShBA, për t’i pyetur mbi domethënien e sulmeve të disa eksponentëve të PD-së (ndër ta ish-Kryetarja e Kuvendit, Topalli dhe Ministri Genc Pollo) ndaj Ambasadorit amerikan në ikje, Aleksandër Arvizu.