Vështrim brenda të fundmit vend komunist: Kim Jong-un pushkaton ish të dashurën këngëtare

Ish e dashura e Kim Jong-un është ekzekutuar me pushkatim në një skandal pornografik, njofton Daily Telegraph, që i referohet burimeve kineze. Regjimi totalitar i despotit të Koresë së Veriut vazhdon kontrollin e vet brutal mbi popullsinë koreanoveriore. Sipas South China Morning Post këngëtarja Hyon-Song Wol u ekzekutua bashkë me orkestrën popullore vetëm tre ditë pasi u arrestua për shkelje të ligjeve mbi pornografinë në Korenë e Veriut. Ajo kishte pasur një histori me liderin e sotëm Kim Jong-un, para se të ndaheshin me urdhër të të atit. Hyon ishin njohur me Kimin rreth një dekadë më parë, dhe përflitet se takoheshin përsëri, edhe pse ishin të dy të martuar me të tjerë.
Anëtarët e ekzekutuar të Orkestrës së muzikës së lehtë Unhasu u akuzuan se kishin filmuar veten duke bërë seks dhe kishin shitur kasetat. Sipas një gazete me bazë në Seul dyshohet se disa të pushkatuar mbanin Biblat në duar, edhe pse u trajtuan si të gjithë disidentët politikë.
Hyon, e njohur për këngët e propagandistike, duke përfshirë “Në Gjurmë Të Ushtarëve, “E dua Phenianin” dhe “NeJjemi Trupat e Partisë” - ishte një nga këngëtaret më të njohura të vendit.
k.c.
në foto: diktatori Kim Jong-il dhe këngëtarja e pushkatuar Hyon-Song Wol
Add new comment