Arkiv-Lajme

Optimistë dhe skeptikë, këndvështrime të ndryshme nga disa vende evropiane mbi zgjedhjet në Gjermani

Postuar në 26 Gusht, 2013 10:19

Analistët politikë shprehen për Deutsce Welle, se zgjedhjet në Gjermani shihen nga këndvështrime interesash e marrëdhëniesh specifike nga shtete të ndryshme evropiane, por ata në këtë rast veçojnë Greqinë, Turqinë dhe Poloninë.

KLSH shënjestron Berisha-Boden: Gënjyen, tavani i borxhit ishte rritur me kohë

Postuar në 26 Gusht, 2013 08:57

Nuk ka qenë ndonjë surprizë fakti që qeveria Berisha ka gënjyer sistematikisht me shifrat e performancës ekonomiko-financiare. Por tjetër gjë të dyshosh, dhe tjetër të vërtetohet zyrtarisht nga një institucion shtetëror, se vendimi i qeverisë fundvitin e kaluar për t’i hequr limitin borxhit publik, që sipas nenit 58, deri në atë kohë, nuk duhet të ishte më i madh se 60 për qind e GDP-së, ishte marrë në kushtet kur së pari ligji në fjalë ishte shkelur.

Siria, luftanijet britanike pranë Shqipërisë, gati për ndërhyrje, thotë Guardian

Postuar në 26 Gusht, 2013 07:04

Deklaratat gjithnjë e më shumë luftarake mbi Sirinë nga Londra, Parisi dhe Uashingtoni, janë kurorëzuar me mbledhjen e djeshme në kryeqytetin e Jordanisë fqinje, Aman, të gjeneralëve kryesorë të vendeve perëndimore por edhe atyre arabe: SHBA, Britani, Francë, Gjermani, Kanada, Itali, Arabia Saudite e Katari. Takimi drejtohet nga kryetari i shefave të shtabit amerikan gjen. Martin Dempsej. Dyshimet e forta se regjimi i Asadit, raporton britanikja The Guardian, po përdor rëndom edhe armë kimike ndaj civilëve, ka bërë që Perëndimi ta mendojë seriozisht ndërhyrjen ushtarake.

Rama premton “misionin e pamundur”. Territori, gjendje e jashtëzakonshme

Postuar në 26 Gusht, 2013 06:27

Që menjëherë pas zgjedhjeve Edi Rama i dha të gjitha shenjat se territori, bashkë me ekonominë, do të ishte në fokusin qëndror të qeverisjes së tij. Por në konferencën e sotme “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, kryeministri i ri është shprehur se gjendja e territorit në Shqipëri është emergjente, dhe qeveria e tij do ta trajtojë gjendjen si të jashtëzakonshme. Thënë ndryshe, “ne sot jemi në kushtet e një emergjence kombëtare. Ne jemi të vendosur që gjendjen ta trajtojmë si një gjendje të jashtëzakonshme, dhe ta trajtojmë me të gjitha mjetet e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Rama.

Thaçi gjen formulën magjike për të fituar Prizrenin, kryeministrin turk Rexhep Tayip Erdogan!

Postuar në 26 Gusht, 2013 05:21

Partia Demokratike e Kosovës duket se e ka solucionin çudibërës për ta mbajtur Prizrenin. Partia në pushtet e kryeministrit Thaçi pritet që për t`i bindur prizrenasit që t’ia japin votën, ta përdorë mikun e Bosforit, kryeministrin e Turqisë Rexhep Tayip Erdogan. Burime diplomatike i kanë thënë gazetës Tribuna se është planifikuar që gjatë tetorit kur të ketë nisur fushata elektorale për zgjedhjet lokale në Kosovë, vendin ta vizitojë kryeministri turk.

P.Barka: Nga incidenti i Përmetit përfitojnë Berisha e Dule. Pra…

Postuar në 26 Gusht, 2013 04:29

Një analizë e sotme e publicistit minoritar Panajot Barka, në gazetën Shekulli, merret me përplasjen e Përmetit. Bazuar edhe në disa deklarata dykuptimëshe të mëparshme të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, si dhe duke analizuar se kush përfiton nga ky sherr (që kurrsesi nuk kishte bekimin e Athinës zyrtare, përkundrazi, thotë Barka), autori konkludon se nxitësit në prapaskenë janë Berisha e Dule.

Idrizi: Shënomëni dhe mua. PDIU i shkel syrin mazhorancës

Postuar në 26 Gusht, 2013 03:50

Gazeta Shqip është hapur sot me një intervistë të kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili nuk mundohet shumë për të fshehur dëshirën për të qenë pjesë e qeverisjes së re.

Gjykata e Lartë vendos: Dy vila në Shirokë, pronë e Lekës së Dytë

Postuar në 26 Gusht, 2013 03:32

Ajo që është etiketuar në shtyp si “vilë mbretërore” në Shirokë, e që janë në fakt dy vila dykatëshe, me sipërfaqe 345 e 145 metra katrorë dhe një truall prej 3962 metrash katrorë, është njohur nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë si pronë e familjes Zogu dhe i kalon Lekës II Zogu. Kolegji Civil vijoi kështu miratimin e vendimit të Apelit të Shkodrës të vitit 2008, sipas të cilit e drejta e pronësisë së kësaj pasurie i takonte familjes Zogu.

Banka e Shqipërisë flet për situatë të vështirë financiare dhe rritje të defiçitit buxhetor

Postuar në 25 Gusht, 2013 13:38

Situata e vështirë financiare, për të cilën është folur shumë këto ditë, duket se e vërteton raporti i fundit të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë [në foto, Guvernatori Ardian Fullani] për ecurinë ekonomike të 6 mujorit të parë të 2013. Sipas të dhënave në raport, citohet se defiçiti buxhetor për gjashtëmujorin e parë të vitit rezultoi rreth 42.2 miliardë lekë, ose rreth 27.1 miliardë lekë më i lartë nga ai i të njëjtës periudhë të një viti më parë, duke reflektuar kështu në një masë më të madhe rritjen e shpejtë të shpenzimeve buxhetore në muajt e parë të këtij viti.

"Rama punon me dyer të mbyllura dhe po ndan tortën në mënyrë okulte", thotë Basha

Postuar në 25 Gusht, 2013 12:32

Pas lajmit se në Tiranë do të vijnë më shumë se 50 arkitektë, planifikues urbanë dhe ekonomistë, të ftuar nga kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, në një konferencë disa ditore në kryeqytet, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, sipas të cilit ata janë thirrur për të ndarë dhe grabitur pronat e bregdetit. “Kryesocialisti ka thirrur disa arkitektë të huaj, me të cilët ka punuar e qarkulluar konkurse në Bashki dhe ka përjashtuar në bllok të gjithë ekspertët e mirëfilltë shqiptarë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme