Optimistë dhe skeptikë, këndvështrime të ndryshme nga disa vende evropiane mbi zgjedhjet në Gjermani

Postuar në 26 Gusht, 2013 10:19

Analistët politikë shprehen për Deutsce Welle, se zgjedhjet në Gjermani shihen nga këndvështrime interesash e marrëdhëniesh specifike nga shtete të ndryshme evropiane, por ata në këtë rast veçojnë Greqinë, Turqinë dhe Poloninë.

Në Greqi dhe në Turqi nuk i gëzohet gati askush fitores eventuale të kancelares Merkel. Angela Merkel paraqet për Turqinë dhe qeverinëe këtij vendi një simbol të refuzimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE. Gjatë protestave të fundit në Stamboll  Merkel e ka kritikuar si tepër të ashpër ndërhyrjen e policisë ndaj demonstruesve. Megjithatë opinioni turk është i interesuar për zgjedhjet parlamentare në Turqi, thonë analistë, pasi anëtarësimi i Turqisë në BE është ccështje ehapur, por dhe nga numri i madh i turqëve që jetojnë në Gjermani.

Në Greqi ka dy qëndrime. Autorët e artikujve në gazetat "Ta Nea" dhe "To Vima" pohojnë se partitë në Gjermani po përpiqen të fitojnë vota me debatet për një paketë të tretë të ndihmave për Greqinë. Nga ana tjetër, ka nga ata grekë që kanë frikë se Gjermania mund të kërkojë një kurs edhe më të ashpër të kursimeve, shpjegojnë ekspertët. Kancelarja Merkel në Greqi shihet në përgjithësi si një përfaqësuese e linjës së ashpër të kursimeve. Ndaj fitorja e një mandati të tretë në zgjedhjet parlamentare me siguri që nuk do të shkaktonte një gëzim të madh atje.

Në opinionin polak kancelarja shihet më ndryshe: si një partnere e besueshme evropiane. Simpatitë janë shtuar në veçanti prej bërjes publike të të dhënave se gjyshi i saj ka qenë me prejardhje polake.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.