Banka e Shqipërisë flet për situatë të vështirë financiare dhe rritje të defiçitit buxhetor

Situata e vështirë financiare, për të cilën është folur shumë këto ditë, duket se e vërteton raporti i fundit të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë [në foto, Guvernatori Ardian Fullani] për ecurinë ekonomike të 6 mujorit të parë të 2013. Sipas të dhënave në raport, citohet se defiçiti buxhetor për gjashtëmujorin e parë të vitit rezultoi rreth 42.2 miliardë lekë, ose rreth 27.1 miliardë lekë më i lartë nga ai i të njëjtës periudhë të një viti më parë, duke reflektuar kështu në një masë më të madhe rritjen e shpejtë të shpenzimeve buxhetore në muajt e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e defiçitit në këtë nivel ka bërë që qeveria të shpenzojë 90.1% të huamarrjes së brendshme të planifikuar për vitin 2013.
Prej disa kohësh përfaqësues të Partisë Socialiste, e cila pritet të marrë në dorëzim qeverinë në shtator, kanë akuzuar qeverinë Berisha për situatën e krijuar me buxhetin e shtetit. Por, jo më larg se dy ditë më parë, ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se gjendja e buxhetit është e mirë dhe këtë e tregon edhe fakti se ka pasur një sufiçit prej 400 milion lekësh. Ama, raporti i Bankës së Shqipërisë konfirmon krejt të kundërtën. Kë duhet të besojmë?
Re.Pu
Comments
Kjo i shpjegon shpenzimet e
<p>Kjo i shpjegon shpenzimet e Full(h)anit në Drimadhë.</p>
Add new comment