Idrizi: Shënomëni dhe mua. PDIU i shkel syrin mazhorancës

Postuar në 26 Gusht, 2013 03:50

Gazeta Shqip është hapur sot me një intervistë të kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili nuk mundohet shumë për të fshehur dëshirën për të qenë pjesë e qeverisjes së re. Duke theksuar faktin që partia e tij do të luajë një rol “konstruktiv në mbështetje të çështjeve kombëtare, atyre të integrimit euroatlantik dhe problemet që shqetësojnë  diasporën shqiptare”, Idrizi thotë se pavarësisht aleancës me PD-në  të bërë në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit (ai doli deputet nga lista e së djathtës), nuk  ndien t’i ketë borxh askujt, por do të punojë intensivisht në parlament dhe jashtë tij për të vendosur rezolutën e çështjes çame. Pikërisht për të mbrothtësuar çështjen çame dhe në përgjithësi atë kombëtare, Idrizi konstaton se PDIU duhet të jetë e pranishmë në institucionet dhe tryezat ku negociohet dhe merren vendime. Dhe ai ka një propozim për ingranimin e PDIU-së në qeverisjen e re: “Ka forma që mund të garantohet ky kontribut, pa shtuar kosto administrative në strukturën e re qeverisëse. Në pamundësi për të pasur një dikaster të ri, atëherë le të përfshijë  njëri prej dikastereve  të shpallura, si nëndarje të vet, atë për diasporën. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë  me bazën ligjore, rregullore për këtë dikaster”.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Sigurisht qe njekohesisht do mbani edhe ato drejtori qe ju ka dhene Sala besoj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.