"Rama punon me dyer të mbyllura dhe po ndan tortën në mënyrë okulte", thotë Basha

Postuar në 25 Gusht, 2013 12:32

Pas lajmit se në Tiranë do të vijnë më shumë se 50 arkitektë, planifikues urbanë dhe ekonomistë, të ftuar nga kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, në një konferencë disa ditore në kryeqytet, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, sipas të cilit ata janë thirrur për të ndarë dhe grabitur pronat e bregdetit. “Kryesocialisti ka thirrur disa arkitektë të huaj, me të cilët ka punuar e qarkulluar konkurse në Bashki dhe ka përjashtuar në bllok të gjithë ekspertët e mirëfilltë shqiptarë. Dhe ka dy ditë që punohet me dyer të mbylluara për çfarë mendon të bëjë në pjesët më të çmuara të vendit. Sidomos bregdetit. Po ndahet torta në mënyre okulte. Pushteti lokal është jashtë loje. Në rend të ditës grabitja e pronave të bregut dhe stimulimi i bizneseve të fshehta që financuan në fushatë. Po e bën këtë pa asnjë plan e proçes transparent. Konferenca nesër është vetëm fasadë, pasi pazaret u bënë dje dhe sot. Por gjenerata e re e shqiptarëve nuk mund ta pranojë pazarin me te ardhmen në emër të interesave të së shkuarës”, ka deklaruar Basha. Çuditërisht, për këtë ngjarje nuk është ndjerë kryeministri Berisha, që me sa duket ia ka lënë Bashës në dorë.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Ish punonjesi B... (not verified) on

<p>Foli dhe ky i punesuari i familjes mafjoze, shume shpejt do te dale boja per ato qe bere ne Kosove me Argiten e kompani. Filo serb &nbsp;je &nbsp;ti .... ata te ngjiten me katapulte ne pushtetin e Berishes. Te dy per lesh do shkoni...populli ja u vuri vjegen.</p>

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

<p>&nbsp;e di si jane keta te dy ? si dy copat e nje bajge ndare ne mes...</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po cfare thua mor, (nese je) burre.
Ku i pe dyert e mbyllura. Aty nuk kishte as dyer dhe as mure. I quan budallenj shqiptaret. Ata i pane te gjithe pjesemarresit, ne terren te hapur dhe kush te donte perzihej me ta. Bile shume njerez ishin me rroba banjoje, dhe askush nuk ju thoshte gjysem fjale.
Ah mor Luli, e ke humb fare....

Submitted by fidel (not verified) on

<p>o lulush. por ajo eshte qeveri ne ardhje. ska ardhur ende. mos i ngaterro gjerat. nuk ka asnje detyrim qe ta beje me dyer te hapura te mbyllura apo me grila. hajde mendje hajdee..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.