Gjykata e Lartë vendos: Dy vila në Shirokë, pronë e Lekës së Dytë

Ajo që është etiketuar në shtyp si “vilë mbretërore” në Shirokë, e që janë në fakt dy vila dykatëshe, me sipërfaqe 345 e 145 metra katrorë dhe një truall prej 3962 metrash katrorë, është njohur nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë si pronë e familjes Zogu dhe i kalon Lekës II Zogu. Kolegji Civil vijoi kështu miratimin e vendimit të Apelit të Shkodrës të vitit 2008, sipas të cilit e drejta e pronësisë së kësaj pasurie i takonte familjes Zogu. Në Gjykatë, familja Zogu pati palë kundërshtare Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH), e cila pati marrë pronën në fjalë pas viteve 1990. Pasuria e paluajtshme në Shirokë ishte regjistruar që në vitin 1925 si pronë e Ahmet Zogut. Kërkesën e marrjes së pronësisë e kishte bërë Leka Zogu I, para se të ndërronte jetë. Por edhe këtu ka një histori kurioze: Leka Senior nuk i drejtohej dot me kërkesë Agjencisë për Kthimin e Kompensimin e Pronave, pasi regjistri hipotekor, sipas të cilit prona ishte regjistruar në emër të Ahmet Zogut, ishte dëmtuar. Kështu ai iu drejtua rrugës gjyqësore.
a.k
Comments
Po arin kur do na kthejne
<p>Po arin kur do na kthejne Zogollet?</p>
Add new comment