Arkiv-Lajme
Martin Luterking, ëndrrat e “Engjëllit të zi”, një ndër to e realizuar me Obamën President të SHBA-ve
Këtë muaj, Shtetet e Bashkuara nderojnë trashëgiminë e udhëheqësit të vrarë të të drejtave civile, Martin Luther King Jr. Pesëdhjetë vjet më parë, më 28 gusht 1963, ai udhëhoqi marshin e famshëm në Uashington dhe mbajti fjalimin e tij të njohur "Unë kam një Ëndërr", i cili bashkoi vendin në përpjkejet për të mbështetur të drejtat e barabarta për afrikano-amerikanët.
Të gjithë në përgjim, a do të ndalet dot survejimi global?!
Vendet perëndimore të udhëhequr nga SHBA janë duke shkelur të drejtat e njeriut me rritjen e përgjimit në nivel global. Sipas ish-agjentit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) Snoëden, kjo e fundit zotëron të dhëna në përmasa gjigante. Vetëm në Gjermani çdo muaj përgjoheshin rreth gjysëm miliard komunikime. Ndërsa shërbimi sekret amerikan nuk është i kënaqur vetëm me përgjimin e të dhënave në Internet dhe komunikimet telefonike. Edhe posta e SHBA është pjesë e përgjimit. Sipas Neë York Times të gjithë zarfet e dërguara brenda vendit fotografohen automatikisht.
EULEX-i është për ta destabilizuar Kosovën, ka thënë deputetja Musliu, pas shtyrjes së paraburgimit të Grupit të Drenicës
Gazeta “Express” e Kosovës bën të ditur se me kërkesë të prokurorit Mauricio Salustro, Gjykata Themelore e Mitrovicës ka marrë vendim për t’ua vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Grupit të Drenicës. Deputetja e PDK-së, Ganimet Musliu në rrjetin social Facebook ka shkruar se sipas saj, misioni i EULEX-it në Kosovë është për ta destabilizuar Kosovën. Vendimi për vazhdimin edhe për dy muaj paraburgim për komandantët e UÇK-së më së paku ka të bëjë me drejtësi. Lajmi është konfirmuar edhe nga Tomë Gashi, avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.
Alfano: Vendet përkatëse të ushqejnë të burgosurit e tyre në Itali! Turco: Propozimi i Alfanos, absolutisht tuhaf!...
“Jam i mendimit që ushqimi dhe fjetja e të burgosurve emigrantë të paguhen nga vendet e tyre”. Kjo është ajo që ka thënë sot zv.kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano në mbledhjen e Riminit ndërsa flitej për emergjencën e burgjeve.
Mesila Doda, “Ëndrra e një nate vere”: Sikur Meta të ndërrojë mendje, ne përsëri në qeveri!
Takimet e Ramës dhe ministrave të rinj me homologë të vendeve të ndryshme, para se ata të marrin zyrtarisht detyrën, por edhe “puna e filluar” pa ulur në karrigen ministrore, kanë ngjallur një farë xhelozie tek mazhoranca në ikje. Deputetja demokrate, Mesila Doda, duke komentuar takimin e fundit të Saimir Tahirit me homologun e vet Italian, shprehet se ata po tregohen të paduruar. Ajo ngre diversion pastaj, duke thënë se mazhoranca e re nuk mund të vijë në pushtet, në rast se Ilir Meta tërheq mbështetjen për Ramën.
Zbulim i madh në Greqi, mund të jetë varri i Aleksandrit të Maqedonisë. A do ta zgjidhë ky zbulim konfliktin aktual midis dy vendeve!?..
Mediat greke dhe ato ndërkombëtare raportojnë për një zbulim të fundit të arkeologëve në Greqi. Mësohet se është gjetur një varr i lashtë, që besohet të jete i Aleksandrit të Madh. Varri është zbulkuar në Amfipoli Serres dhe është 498 m i gjatë e 3 metra i lartë. Varri është prej mermeri, në formë piramide, me simetri dhe harmoni të madhe dhe në krye të tij është vendosur një luan, i cili është simbol karakteristik i Mbretërisë maqedonase, gjë që intepretohet nga zbuluesit si një shenjë që i takon një varri mbretërish.
Balla: Berishëve u janë “faruar” paratë në Dhërmi, marrin edhe 291 milionë lekë të tjera nga buxheti i shtetit
Duket se deputeti socialist, Taulant Balla i është “qepur me bukë në torbë” kryeministrit Berisha. Reagimi më i fundit i tij, është vendmi që Bërisha ka marrë për të akorduar 291 milionë lekë për shërbimet qeveritare. Sipas Ballës, Familja, e cila është duke pushuar në Dhërmi që prej korrikut, u ka rënë me top parave dhe tashmë u kanë mbaruar.
Pollo vazhdon replikat me ambasadorin Arvizu, madje ankohet se për këtë nuk e kuptojnë as miqtë e tij dhe as kundërshtarët politikë
Ministri i Inovacionit, Genc Pollo “e ka bërë baltë” duke vijuar replikat dhe sulmet ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Në fak, nuk merret vesh, nëse e ka me Arvizunë apo me socialistët, por përsëri ai rreket të sqarojë komentuesit e shumtë që nuk kanë qenë dakord me të se zgjedhjet e qershorit 2013 (dhe rotacioni si pasojë e tyre) nuk mund të jenë historikisht të krahasueshme me zgjedhjet e vitit 1992, pasi këto të fundit shënuan ndarjen me një regjim totalitar komunist dhe nisjen e një epoke të demokracisë.
Rama-ministrave: Miqtë “kanë vdekur”, punësimet në dikastere, transparente dhe me konkurs
Kryeministri i ri i zgjedhur, Edi Rama, mbylli dje mbledhjen dyditore të ministrave të tij në qytetin e Vlorës, me një detyrë që ai e quajti “kryesoren e kryesoreve”. Përzgjedhja për administratën shtetërore duhet të jetë një proces transparent dhe i fortë konkurrimi për punësimet në dikastere, duke garantuar se në pozicionet e punës do të vendosen njerëz me aftësitë dhe përgjegjësitë e duhura, ka thënë Rama.
Malaj: Buxheti është keqpërdorur për fushatë elektorale, qeveria mban të fshehta të dhënat
Sipas ish-deputetit socialist, Arben Malaj, Ministria e Financave nuk po raporton realizimin e buxhetit, pasi keqpërdorimet e bëra atij gjatë fushatës elektorale janë skandaloze. Në një shënim të tij në Facebook, Malaj shkruan se përmasat e keqpërdorimeve të buxhetit tashmë mund të verifikohen vetëm pas ardhjes së qeverisë së re.