Alfano: Vendet përkatëse të ushqejnë të burgosurit e tyre në Itali! Turco: Propozimi i Alfanos, absolutisht tuhaf!...

“Jam i mendimit që ushqimi dhe fjetja e të burgosurve emigrantë të paguhen nga vendet e tyre”. Kjo është ajo që ka thënë sot zv.kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano në mbledhjen e Riminit ndërsa flitej për emergjencën e burgjeve.
Në burgjet italiane mbahen të mbyllur 64.873 persona, nga këta 22.744 janë të huaj, prej të cilëve 2.837 shqiptarë (sipas të dhënave të ministrisë italiane të Drejtësisë për 31 korrikun 2013). Sa i kushtojnë shtetit? Giovanni Battista Durante, sekretar i përgjithshëm i Sappe, sindikata e policisë së burgjeve, thotë se një i burgosur i kushton shtetit 120 euro në ditë. Sipas idesë së Alfanos, Shqipërisë do t’i takonte të paguante për paratë për mese 2.800 shqiptarët në burgjet italiane. A do të ishte i gatshëm shteti shqiptar t’i paguajë Italisë shpenzimet për ushqimin e fjetjen e tyre, 336 mijë euro në ditë? A do të ishte i gatshëm shteti shqiptar t’i paguajë Italisë shpenzimet për ushqimin e fjetjen e tyre?
Propozimi i Alfanos është absolutisht tuhaf dhe i vështirë për t’u zbatuar. Kështu komenton Livia Turco, presidente e Forumit të emigracionit të PD-së, idenë e ministrit për t’u ngarkuar vendlindjeve shpenzimet për mbajtjen në burg të të huajve.
Zh.
Comments
Alfano-s me siguri nuk i ka
<p>Alfano-s me siguri nuk i ka bere mire dielli i gushtit sepse doli edhe me nje perle tjeter kur, duke komentuar denimin e Berlusconi-t nga gjykata e shkalles se trete, e krahasoi ate me Jezusin .</p>
Saimir Tahiri ja ka premtuar
<p>Saimir Tahiri ja ka premtuar qe kur te vij ne pushtet do ja paguaj ushqimin shqiptareve te burgosur neItali</p>
Add new comment