Imami, çelësat e kashtës qeverisë së re më 9 shtator, tendera të tjerë në Ministrinë e Mbrojtjes

Postuar në 23 Gusht, 2013 04:28

Ngutje dhe zullume nga Ministria e Mbrojtjes  për ta shfrytëzuar edhe mundësinë e fundit të periudhës që ka ngelur deri në dorëzimin e detyrës. Si duket ministri Arben Imami, i shumëpërfolur gjatë gjithë periudhës së qeverisjes, por veçanërisht tani në fund për afera korruptive në këtë dikaster, ka vendosur që qeverisë së re t’i japë çelësat e kashtës më datën 9 shtator. Sipas gazetës “Shekulli”, burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se në fund të muajit korrik, në gusht dhe në fillim të shtatorit, Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar shitjen e sasive  tepër të mëdha skrapi, të cilat në total kapin një vlerë mbi 100 milionë lekë të rinj. Pjesët e shitura për skrap, janë pjesë të avionëve  dhe të pajisjve të tjera ushtarake që janë vlerësuar prej grupeve të punës si të panevojshme për përdorimin e mëtejshëm për ushtrinë. Pak ditë para zgjedhjeve, po kjo ministri  ka shitur për skrap metale të dala nga pajisjet ushtarake me një vlerë rreth 73.5 milionë të rinj.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.